3.500 gra dhe vajza mbahen peng nga i ashtuquajturit Shtet Islamik ISIS, të cilat përdoren dhe shiten si skllave seksi. 

Grupi terrorist zgjedh vajzat më të bukura, i bën testin e virgjërisë dhe i nxjerr për t'i shitur si objekte seksi në tregjet e skllavëve në qytetin Rakas në Siri.

Ai që paguan më shumë mer femrat më të mira ka pohuar përfaqesuesja e Kombeve të Bashkuara mbi Dhunën Seksuale në Konflikte e cila ka bërë publike dhe masën e madhe të krimeve seksuale që bëhën në këto zona të pushtuara nga ky grup.

Shumica e grave janë pjesë e komunitetit Yazidi të Irakut disa prej të cilave kanë arritur të shpëtojnë dhe po rrëfejnë këto krime antinjerëzore që ushtron grupi terrorist.

Ata thonë se shumë prej femrave që mbahen nga ISIS janë vetëvrarë duke u varur me shamitë që mbajnë të veshura prandaj terroristët ua kanë ndaluar së fundmi ti veshin.

Redaksia online
(S.M/shqiptraja.com)