Tre gra mes tyre një shqiptare shantazhuan një prift në Itali duke i kërkuar 60 mijë euro ose në të kundërt do t’i publikonin videon ku i kishin bërë një masazh.
 
Kurthi për priftin ishte ngritur nga shqiptarja së bashku me dy vajza nga Egjipti. Pas planit të thurur me kujdes vajza shqiptare në Reggio Emilia duke u hequr si masazhatore arriti që të bindte priftin t’i bënte një masazh, ndërsa dy egjiptianet filmuan skenën.
 
Pas masazhit vazjat përmes shantazhit i kërkuan 60 mijë euro priftit ose në të kundërt do të publikonin videon e regjistruar, por ai nuk ra pre e presionit duke i denoncuar.
 
Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2012, ndërsa çështja po gjykohet aktualisht në gjykatë. 



d.b/shqiptarja.com