ROMË, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Konfederata e sindikatave evropiane (CES) kërkoi sot në Bashkimin Evropian një përgjigje vendimtare dhe humanitare për çështjen e imigrantëve, sipas një komunikate të publikuar në përfundim të një takimi në Romë.
"BE-ja do të përballet me një krizë humanitare të një dimensioni të panjohur më parë (...) Përgjigja e Bashkimit Evropian duhet të jetë vendimtare dhe humanitare", deklaroi Bernadette Segol, sekretari i përgjithshëm i CES në këtë komunikatë.
CES e mirëpriti propozimin për një zgjidhje nga ana e Komisionit Evropian dhe mbështetjen e tij.
Sindikatat evropiane u kërkojnë gjithashtu qeverive të mos kenë mungesë përgjegjësie duke e lënë krizën e imigrantëve në ngarkim të vende, brigjet e të cilëve janë gjeografikisht më afër refugjatëve, veçanërisht Greqisë, Italisë dhe Maltës./
/ec/