ITALI-Një sasi prej 9 kilogramësh heroinë dhe 1 kilogramë kokainë është sekuestruar sot nga policia italiane.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga policia e vendit fqinj janë vënë në pranga 3 shqiptarë.
Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Armando Greca, 25 vjeç, Moris Greca 21 vjeç e Amendea Japuaj 23-vjeçe.
Detajet e operacionit u bënë publike pasditen e sotme nga zyrtaret e policisë italiane, dhe sipas tyre nëse do të hidhej në treg do të gjeneronte rreth 1 milion euro.
Efektivët kanë kryer një kontroll rutinë në makinën tip “Smart For Tëo” që drejtohej nga Moris Greca, ku u gjetën 900 gr kokainë e cilësisë së lartë, e ndarë në dy paketime. Ajo që i ngjalli dyshime agjentëve ishte sjellja nervoze e të riut.
Automjeti i të riut shqiptar ndiqej nga afër nga një tjetër makinë, nën drejtimin e së cilës ishte kushëriri i Morisit, Armando, me precedentë të mëparshëm për drogë.
Efektivët kanë kryer një kontroll në banesën ku dy të rinjtë jetonin me qira në komunën "Francavilla al Mare".
Sasia e drogës u sekuestrua, ndërsa tre të rinjtë shqiptarë u arrestuan me akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin dhe u dërguan në paraburgim, në burgun e "Madonna del Freddo".
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO