Italianet vs Shqiptarët, si sillen
kur janë me të dashurën në lokal?

Italianet vs Shqiptarët, si sillen<br />kur janë me të dashurën në lokal?
Nëse do të kërkonit në internet do të gjenit videot më të papara që tregojnë ndryshimet mes sjelljeve të shqiptarëve dhe italianve. Giulio (Xhulio) Brakaj është djali nga Shqipëria që jeton në shtetin fqinj dhe realizon video humoristike në Youtube.

Policet italiane vs policet shqiptarzenka mes italianeve dhe zenka mes shqiptareve apo shumë video të tjera humoristike do të mund t'i gjeni në faqen zyrtare te Giulio-s ne YouTube. Këtë herë, videoja që ka tërhequr më shumë vëmendje është njëra që tregon në mënyrë shumë qesharake se ku qëndron ndryshimi mes italianëve dhe shqiptarëve në momentin që duhet të paguhet fatura në lokal.

Në fillim shfaqet një çift italian që me makinë llogaritëse në dorë bëjnë llogaritë për të ndarë faturën prej vetëm 2 Euro. Ndërsa më pas shfaqet çifti shqiptar, djali që krekoset pranë të dashurës së tij dhe nuk lejon absolutisht që të 'fusë dorën në xhep'. Madje edhe kritikon kamarierin kur ia drejton faturën vajzës që ka në krahë. Ai paguan 500 Euro, nuk mer kusur, madje le dhe para të tjera mbi tavolinë.
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën