Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Korçës në zgjedhjet e ardhshme, Ivi Kaso, flet nga Pogradeci për situatën politike në vend, nisjen e fushatës për zgjedhjet e ardhshme, dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burgim për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale” dhe për vakancën në Kuvend.

Ai thotë se është ende shpejt për të ditur nëse Andrea Mano do e pranojë mandatin e Salianjit, teksa e cilësoi dënimin e deputetit demokrat si të padrejtë.

Kaso ka deklaruar se ka komunikuar me Salianjin, i cili ndodhet i dënuar në Burgun e Fierit, i cili i ka thënë se merak ka vetëm familjen, kurse aksionin opozitar e vijon edhe nga burgu.

-Andrea Mano vjen si pasues i Salianjit, a do ta pranojë ai, është pjesë e grupit tuaj parlamentar apo do të shkojë të grupimi i Bashës?

-Duke ju referuar përgjigjes së pyetjes për ta nisur nga fundi, është ende herët për të bërë një parashikim të tillë, sigurisht z. Mano, i cili ka qenë në listën e kandidatëve në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 dhe ka marrë një numër të konsiderueshëm votash, është personi në radhë i cili në bazë të vendimmarrjes të pritshme të Komisionit të Qendror të Zgjedhjeve, duhet të përfitojë mandatin i cili ju hoq padrejtësisht, si pasojë e një vendimi politikisht të motivuar, deputetit Ervin Salianji, pavarësisht kontakteve politike që kemi me Manon, unë nuk kam një informacion të saktë nëse do e pranojë mandatin e deputetit, por nëse do ndodhte, nuk do ta shihja në asnjë vend tjetër kontributin edhe në këtë funksion të tij, sikundër ai që ka qenë përgjatë këtyre viteve nën siglën dhe rreth emrit të PD.

-Pyetje a keni kontaktuar me Z.Salianji?

-Po, kam kontaktuar, madje kam pasur mundësi të diskutoj tema të ndryshme me të. Ai ka treguar një shkallë të lartë integriteti jo vetëm politik, por edhe personal përsa kohë që pavarësisht se i bindur 100% se vendimmarrja politikisht e motivuar e gjykatës nuk e prekte në asnjë mënyrë dhe të mos i krijonte atij asnjë pasojë, përsëri u përball në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë situatë dhe gjithë vëmendja e tij është për familjen, të afërmit që e vuajnë në mënyrë të padrejtë, sikundër kolegët dhe bashkëpuntorët e vetë të Partisë Demokratike, veçanërisht ata të qarkut të Korçës dhe Elbasanit. Kanë qenë komunikime të natyrës familjare, po aq edhe të natyrës politike ku është rikonfirmuar vendosmëria e tij, që pavarësisht kushteve, të vazhdojë aktivitetin politik.

-Të hënën protestë, çfarë pritet?

-Të hënën pritet masivitet i njerëzve, sepse pakënaqësi ka shumë, zemërim ka shumë, vendosmëri për përballje ka shumë, sikundër ka shumë trysni dhe presion nga mazhoranca, duke i përdorur të gjitha mjetet e mënyrat, në mënyrë që qytetarët të mos dalin dhe shprehin revoltën e tyre. Është detyra jonë që qytetarëve t’u nxjerrim frikën dhe jam i bindur që me kontaktet e qarkut të Korçës, veçanërisht pjesëmarrja ka për të qenë e lartë.

-Duket se kundërshtarët tuaj janë shumë përpara sa i përket listës së deputetëve?

-Kundërshtarët tanë i kanë të bazuara në filozofi krejt ndryshe nga PD. Filozofia e tyre është filozofi e emërimit të njerëzve pa asnjë proces të brendshëm, në çfarëdo pozicioni. PD, për shkak të statutit, ka një proces ndryshe, drejtuesit e çfarëdo niveli përzgjidhen me garë.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Nuk dua luftë', presidenti Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë

'Nuk dua luftë', presidenti Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë