Ja çfarë duhet të konsumoni kur vuani nga pagjumësia, dhimbja e kokës apo e stomakut...

Qershi

Pagjumësia, dhimbja e kokës apo dhimbja e stomakut janë një ndër problemet që shfaqen më shpesh gjatë përditshmërisë, të cilat vijnë nga mungesa e konsumimit të vakteve të pasura me ushqime të shëndetshme apo nga lodhja.

Pagjumësia
Në qoftë se vuani nga pagjumësia, duhet të konsumoni qershi ose rrush para se të flini ose gjatë ditës.

Ato janë të mbushura me melatonin, hormoni që i thotë trupit tuaj të pushojë.

Edhe pse ne prodhojmë melatonin natyrshëm gjatë natës, prodhimi i tij zvogëlohet ndërsa plakemi dhe mund të prishet nga stresi apo orari i gjatë i punës.

Pini një filxhan lëng rrushi ose hani disa qershi para gjumit për të pasur një gjumë të qetë.

Dhimbje stomaku

Duke jetuar me një ritëm të shpejtë të jetës, shumë njerëz vuajnë nga shqetësime në stomak për shkak të kohërave të parregullta të vaktit dhe stresit.

Me vetitë e tij të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore, xhenxhefili mund të relaksojë muskujt e zorrëve, ngërçe shqetësuese dhe dhimbje barku.

Mund të ndihmojë gjithashtu edhe kur keni të përziera apo të vjella.

Qëroni, grini dhe zini disa rrënjë xhenxhefili në ujë për një rregullim të shpejtë të stomakut.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen lehtësisht.

Pavarësisht nëse janë shkaktuar nga ankthi apo zhurma, frutat dhe perimet e ngarkuara me magnez mund të pushojnë enët e gjakut dhe të lehtësojnë dhimbjen.

Hani banane, fiq të freskët dhe zarzavate me gjethe të errëta për të rritur nivelin e magnezit në trupin tuaj.

Rënia e energjisë së trupit

Pas një dite të ngarkuar është normale që punonjësit e zyrës të ndiehen të lodhur pasdite dhe të mos gjejnë përqendrim.

Duhet të konsumoni ushqime të shijshme të mbushura me proteina me cilësi të lartë, të tilla si perime apo arra.

Gjithashtu frutat duhet të jenë pjesë e vakteve tuaja për të shtuar energjinë.

Duhet të shmangni kafen apo pijet energjike.

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Zgjedhorja', Alibeaj: Opozita nuk ka propozime të reja që prej 9 marsit