Nutricionisti Altin Joka: Ja si të luftoni pagjumësinë! Çfarë dëmesh kemi kur nuk bëjmë një gjumë të mirë

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Altin Joka, nutricionisti i njohur nga Suedia i cili foli për pagjumësinë.

”Edhe pse në dukje gjumi nuk është problem i madh, në fakt nuk është kështu, një gjumë cilësor është themelor, pasi si pasojë e pagjumësisë, krijohen shumë probleme në organizëm” e nis kështu bisedën eksperti.

”Është vërtetuar shkencërisht se mbi 35 % e njerëzve kanë probleme me gjumin, por kjo shifër shkon dhe mbi 50 %” vazhdoi ai, ndërsa problemet e pagjumësisë janë shtuar gati 6 deri në 8-të fish.

Por cilat janë së pari të mirat e gjumit? Sipas ekspertit, së pari gjumi shërben për të pastruar trurin, rikuperimin e qelizave të trurit dhe sistemon procesin metabolik. Falë një gjumi të mirë, përmirësohet kujtesa dhe ulet ndjeshëm nevoja e përdorimit të ilaçeve të ndryshme. Nëse një njeri nuk fle mirë, ulet vigjilenca e sistemit imunitar, shtohet rreziku i problemeve kardio-vaskulare, sikurse dëmtohet ADN-ja. Sipas Altinit, njerëzit që kanë probleme me pagjumësinë, kanë probleme me stomakun, probleme me ankthin dhe stresin. Kush janë shkaktarët e pagjumësisë sipas nutricionistit?

 “Së pari, ky është një problem i krijuar nga kompanitë farmaceutike që shesin ilaçe për të fjetur” theksoi nutricionisti. Jeta sociale, stresi, apo dobësia emocionale janë shkaktar që shkaktojnë pagjumësinë, ndërsa shtoi dhe lajmet e kronikës së zezë në media gjithashtu faktor, pa harruar dhe përdorimi i kafes dhe shumë pak ujë gjatë ditës. Sipas Altinit, orari më i mirë për të fjetur gjumë është nga ora 21:30 në darkë, e deri sa të dalë dielli në mëngjes, me një mesatare prej 8.5 orë në ditë, ndërsa për fëmijët  mesatarisht 9 deri në 10 orë në ditë, shtoi ai.

”Duhet evituar me çdo kusht kafeja pas orës 6 pasdite, ndërsa për një gjumë të plotë, duhet të rregullohet frymëmarrja, të lexohet ndonjë libër përpara gjumit, apo të evitohet alkooli, cigarja apo kafeina” nënvizoi ai.

Në fund të bisedës Altini foli dhe për pozicionin e trupit kur shtrihemi, temperaturën e dhomës apo bimët që duhet të mbajmë pranë, duke evituar telefonat celular pasi kemi fikur dritat.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr