Report Tv siguron foton e biznesmenit Elton Kelmendi që u grabit ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Biznesmeni Kelmendi, që merret me transport mallrash u grabit mbrëmjen e djeshme në Durrës, në afërsi të Gjykatës së Apelit. Burime për Report Tv sqarojnë se ngjarja e djeshme është kryer nga i njëjti grup që ka kryer edhe grabitjen e një muaji më parë në Shkozet, ku u vodhën rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave.(Lexo këtu).
Mësohet se në komisariatin e Durrësit kanë mbërritur specialistë nga Tirana dhe njësi të Forcave Speciale që kanë shoqëruar 9 persona. Pasi janë marrë në pyetje, ata janë lënë të lirë, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë të grabitësve. Policia dyshon se grupi i grabitësve nuk është nga Durrësi, por shkon në qytetin bregdetar për të kryer grabitjet dhe më pas largohen duke vështirësuar zbulimin e tyre.
Elton Kelmendi, biznesmeni që u grabit në Durrës
Ditën e djeshme, biznesmeni Elton Kelmendi, u lidh bashkë me gruan e tij, ndërkohë që për disa minuta 3 autorët e grabitjes, të veshur me uniformat e Shqiponjave, i morën peng djali dhe e kërcënuan që të tregonte për vendin se ku ishin fshehur paratë. 3 grabitësit arritën të merrnin afro 11 mijë euro. Ende nuk ka asnjë të arrestuar si për ngjarjen e një muaji qoftë edhe për grabitjen e djeshme.
Elton Kelmendi, biznesmeni që u grabit në Durrës
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35