E kemi fajlën për Beyonce, e cila është shpallur këtë vitë nga “Forbes” në krye të listës së artistëve më të pasur në botë. Beyonce mban vendin e parë me 105 milionë dollarë dhe në vend të dytë është këngëtarja Adele me 69 milionë dollaë.
Në këto llogaritje të “Forbes” janë pasqyruar pas llogaritjes së taksave si dhe të shpenzimeve të tjera ekstra, ku ka dalë se brenda vetëm një minute, Beyonce arrinë të fitojë 202 dollarë.
Natyrisht që për të arritur një nivel të tillë të ardhurash Beyonce i është dashur të punojë shumë, pasi ajo nuk është vetëm një këngëtare, por gjithashtu edhe një kanautore, aktore dhe një kërcimtare shumë e mirë./ Bordo
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com