Ja kush është kompania
farmaceutike "Omega Pharma"

Ja kush është kompania<br />farmaceutike "Omega Pharma"
Omega Pharma me administrator Nadir Çaushollin është një ndër 5 kompanitë më të mëdha te farmaceutikes në tregun e barnave ne Shqipëri e cila operon prej 15 vitesh dhe tregton mbi 80% te ilaceve per farmacite në të gjithë Shqipërinë

Omega Farma është krijuar në 2003. Fillimisht nisi punën si kompani promovuese preparatesh. Aktualisht Omega farma vepron në të gjithë Shqipërinë. Ajo ka dy degë në Shqipëri të ndodhura në Tiranë. 

Punon si kompani promovuese preparatesh të cilat në i importojmë vetë gjithashtu ajo punon dhe si distributore e të gjitha barnave që ekzistojnë në Shqipëri, pra është dhe kompani grosiste e të gjitha barnave. Omegafarma punon kryesisht me kompani italiane.

1. Omegafarma aktualisht ka 17 mjek promovues (të cilët janë doktora në profesion) të cilët merren me prezantimin e barnave që në importojme direkt
2. Si kompani distibucioni ne merremi me shpërndarjen në farmaci të të gjithë barnave që janë të rregjistruara në Shqipëri.

Omega Pharma-s prej 5 muaj ka humbur te drejten e leshimit te faturave per ilacet e rimbursueshme, kjo per shkak të skandalit të rimbursimit të zbuluar më parë. Vendimi për të ndërprerë kontratën me Omegen është marrë nga FSKDSH-ja ku dhe u zbulua mashtrimi me ilaçet

omega pharma
( Foto print screen nga faqja ne internet e Omega Pharma )
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën