Një nga problemet më të mëdha të higjenës së përditshme të trupit është djersa.

Ne shpenzojmë shumë në një vit me produkte të ndryshme farmaceutike dhe aromatike si deodoranti për parandalimin ose normalizimin e gjëndrave të djersës.

Trupi ynë përbëhet nga rreth 2,6 milionë gjendra djerse të cilat janë të gjitha shumë të nevojshme.

Djersa është jetike për stabilizimin e temperaturës trupore dhe nëse kjo dështon atëherë pasojat janë fatale.

antidjersa

Mënyra e vetme për t’u ftohur një trup që është në kushtet e temperaturës 40 gradë C është djersitja dhe nëse kjo nuk ndodh temperatura maksimale dëmton organet e brendshme dhe trurin.

Përveç kësaj dihet funksioni i djersitës si faktor i nxjerrjes së mbetjeve toksike të trupit jashtë. Këto mbetje i marrim nëpërmjet përbërjeve të tilla si arsenik, plumbi, mërkuri të cilat gjenden në ushqime dhe mjedisin ku jetojmë.

Nëse këto mbetje nuk dalin jashtë me djersitjen atëherë sjellin pasoja kancerogjene.

Ekspertët kanadezë këshillojnë që të përdoren banjot e gjata dhe saunat për çlirimin e mbetjeve toksike.

Në një fushatë gjatë këtij viti aktorja Cameron Diaz ka thënë “ çlirohuni nga kompleksi i erës së keqe dhe hiqni dorë nga parandaluesit e djersitjes”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)