Një 53-vjeçare italiane ka arritur të vjedhë një orë me vlerë 136 mijë euro në një argjendari në Milano të Italisë, para syve të shitëses.

Ora e markës “Patek Philippe”, me gurë të çmuar si platin dhe diamante, është vjedhur lehtësisht nga 53-vjeçarja në argjendarinë “Fratelli Pisa”, në rrugën "Verri" të Milano-s.

Gruaja është shtirur sikur ishte e interesuar për të blerë një orë dore dhe përmes një marifeti me çantën e saj, ka arritur të vjedhë orën me vlerë 136 mijë euro. Hetimi për vjedhjen e orës luksoze ka nisur pas denoncimit të bërë ditën e ngjarjes, më 27 shkurt, nga një prej menaxherëve të argjendarisë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)