Ja si Lulzim Basha tallet me listat e demokratëve

Ja si Lulzim Basha tallet me listat e demokratëve

Lexova atë rregulloren që ka bërë Basha, mjafton vetem kjo pika këtu poshtë për të kuptuar se Basha do i bëjë përsëri me kunatin listat.

Konkretisht, pika “ç” thotë: “kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia të përbëjnë jo më pak se 80% të listës së kandidatëve, ndërkohë që jo më shumë se 20% e listës së kandidatëve të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile, përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve, përfaqësues të diasporës, përfaqësues të sipërmarrjes, personalitete politike me kontribut të gjatë në parti”

Që ta bëjmë me të thjeshtë. 20% të listës e zgjedh Basha dhe kryesia, pjesën tjeter e zgjedh anëtarsia. Psh: në Elbasan ka 14 kandidate për deputetë 20%-çi i 14-ës, është afërsisht 3. Pra nga 14 kandidatë 3 do i zgjedhjë Basha. Normalisht PD-ja mund te fitojë 4 deputetë në Elbasan. Pra nga 4 deputetë 3 do jenë ata që ka propozuar Basha. Që sigurisht do jenë në krye të listës.

E zeme. Se Basha dhe kryesia do prozojë për kandidat Edmond Spahon, Endri Hasen, Luciano Bocin. Te tre këta do futen në krye të listës. Pra do shpallen fitues. A nuk ishin po këta emra, kur Basha e bëri vete listen në 2017?

Gjithë zhurma e bërë nga Basha dhe PD këto ditë, është pesë pa hiç. Është një gënjeshtër e pastër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 27/06/2020 23:02

    Mos ja vini re Lulushit kalaman hesapi

    Përgjigju
  • Luli i vertete: 27/06/2020 18:30

    42:7=7

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari