Ja veshja për ballo e dizajnuar
me kokoshka dhe kokrra misri
tudentët e degës së Teknologjisë së Tekstilit të Universitetit Balıkesir në një mësim të kursit praktik dizajnuan një veshje balloje, ku pjesa e fundit përbëhet me kokoshka, ndërsa pjesa e sipërme nga kokrra të misrit
Studentët e degës së Teknologjisë së Tekstilit të Institutit Profesional Dursunbey të Universitetit Balıkesir në një mësim të kursit praktik dizajnuan një veshje balloje, ku pjesa e fundit përbëhet me kokoshka, ndërsa pjesa e sipërme nga kokrra të misrit, raporton Anadolu Agency (AA).
Lektorja e departamentit Arzu Pilevne, për gazetarin e AA ka pohuar se ata janë përpjekur t’iu mësojnë studentëve të kryejnë dizajnime të ndryshme sipas temës.
Pilevne shprehet se gjithmonë dizajnimet e ndryshme veçanërisht në sektorin e tekstilit kanë interes dhe se ata që e zhvillojnë veten në këtë drejtim në të ardhmen do të mund të tregojnë talentin e tyre. Pilevne ka theksuar se në mësimin e kallëpeve të veshjeve të veçanta erdhi një propozim interesant nga studentët me temë "ballo me maska" dhe ajo shton më tej se:
"Një pjesë e studentëve më pyetën nëse është e përshtatshme të bëjmë një veshje me kokrra misri dhe kokoshka. Unë përgjigja ‘pse të mos jetë’. Në lidhje me këtë punuam për një kohë bashkë dhe në fund doli një stilim interesant. Studentëve ia sugjerojmë gjithmonë që kur krijojnë stilime, të vendosin në punë imagjinatën, ku pas një pune dhe ideve të përbashkëta mund të dalin në pah stilime tërheqëse".
Lektorja Pilevne duke theksuar se veshjes së ballos ia kanë vënë emrin "veshje misri", ajo vë në dukje se në pjesën e fundit kanë përdorur 500 gram misër dhe gjithashtu edhe në pjesën e sipërme të veshjes. Pilevne shton më tej se "maska e zbukuruar me copëzat e misrit, ka qenë elementi plotësues i veshjes, e cila u pëlqye shumë nga studentët, prindërit dhe nga drejtuesit tanë".
Veshja e cila është ekspozuar në ceremoninë e diplomimit ka patur një interes të lartë nga pjesëmarrësit./anadolu agency/
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
26.8%
-
Jo
64.6%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nuk ndalen debatet te Hetimori i Shëndetësisë! Vokshi akuza Ndrecës: Më nxorre Gardën për të më penguar, nuk bëhesh dot kryetari
9 Tetor, 12:09
-
Gazetarët investigativë nga Shqipëria dhe Maqedonia po hetojnë së bashku për herë të parë krimin ndërkufitar dhe korrupsionin
9 Tetor, 12:02
-
Simone Inzaghi e Javier Zanetti thirren në Prokurori, u kapën në përgjime me ultrasit e Interit! Do dëgjohen edhe futbollistë, mes tyre kapiteni i Milanit
9 Tetor, 11:52
-
Kek me hurma nga zonja Albana
9 Tetor, 11:47
-
DEBATET/ Ndreca shpërthen ndaj Vokshit: Keni vrarë 4 veta në Bulevard e 28 të tjerë në Gërdec
9 Tetor, 11:47
-
Përplasja verbale në komisionin hetimor! Vokshi: Do ta shohim rrogën! Ilir Metaj: Qetësohu se je grua! Sekretaria merrni ambulancën
9 Tetor, 11:41
-
Lakër e stufuar nga zonja Albana
9 Tetor, 11:40
-
Prezantohet drejtuesja e re e IdentiTek, ministri Hoxha: Prioritet projekti "Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptar"
9 Tetor, 11:38
-
Debat i ashpër te Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi: Garda nxirr dëshmitarin jashtë! Ndreca: Nuk është komision yt, po e marr në pyetje
9 Tetor, 11:34
-
Proda firmos tjetër lëvizje, Dhimitraq Ziu ikën nga Dibra në krye të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit
9 Tetor, 11:32
-
Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel nga zonja Albana
9 Tetor, 11:29
-
‘Nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaçë’, Vokshi i hedh mikrofonin Ndrecës: Të të vijë turp! Metaj: Sillni ambulancën, ka nevojë për qetësues
9 Tetor, 11:26