Reperi Young Zerka dhe këngëtarja Ronela Hajati prej kohësh përfliten se janë në një lidhje por asnjë prej të dyve nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Pasditen e sotme, i pyetur nga gazetari i “Thumb”, nëse është single Young Zerka tha: “Normal që single”, duke treguar edhe duart në të cilat nuk ka asnjë unazë.
“A je në kërkim të dashurisë?”- e pyeti gazetari Klinton Zeqiraj.
“Në kërkim të shpirtit të lirë,”- tha Zerka dhe kaq u desh për të konfirmuar ndarjen nga Ronela Hajati.
Komento