‘Jam tifoz me Serbinë’/ Tifozat Kuq e Zi kërkesë RTSH: Dënoni komentatorin e sportit

Tifozat Kuq e Zi

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pas deklaratave të komentatorit Kostandin Grillo se në këtë botëror bën tifo për ekipin e Serbisë. TKZ i kërkojnë RTSH-së t’i hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve të Kombëtares dhe jo vetëm komentatorit Kosta Grillo. Komentatori i RTSH-së, Kostandin Grillo deklaroi se që në fëmijëri ka qenë tifoz i skuadrës serbe të Cervena Zvedzës.

KËRKESA E TKZ DREJTUAR RTSH:

(Kërkesë dërguar RTSH – Radio Televizionit Shqiptar)

Të nderuar anëtarë të Këshillit drejtues të RTSH,

I nderuar Z.Pano Xhixho,

Mbrëmjen e së enjtes kemi ndjekur me shqetësim deklaratat e komentatorit sportiv Kostandin Grillo në një nga emisionet sportive me anë të të cilave ai mbështet publikisht kombëtaren e serbisë dhe ekipin e Zvesdës së Beogradit.

Duke dënuar këto deklarata, sa kontradiktore aq edhe antikombëtare, njëkohësisht edhe aktivitetin e tij të hapur pro- serb dhe grek në rrjetet sociale, ku vazhdimisht shihet promovimi i interesave të këtyre dy shteteve, kërkojmë nga ju që në të ardhmen, komentatorit Kostandin Grillo ti hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve së Kombëtares Kuq e Zi dhe jo vetëm.

Kjo kërkesë bëhet duke marrë parasysh faktin që ai paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të komentuar ndeshjet sportive në një televizion publik.

Ne presim nga ai dhe të tjerë komentatorë që të jenë shembull i transmetimit të vlerave tona.

Por nuk mundemi kurrsesi ta pranojmë faktin që një komentator sportiv i cili mbështetet financiarisht tek sportdashësit shqiptarë, të jetë në përkrahje të antivlerave duke promovuar vazhdimisht lojtarët serb në ekipet tona lokale, duke mbështetur publikisht kombëtaren serbe apo interesat greke kundrejt shteteve të tjera.

I shohim të tilla provokime si joprofesionale dhe kundër interesit të sportdashësit shqiptar.

Së fundmi, i rikujtojmë komentatorit Grillo që serbia, përveçse nuk është e vetmja kombëtare nga Ballkani që po merr pjesë në Kampionatin Botëror është gjithashtu kombëtarja e atij vendi për të cilin ai, në një tjetër emision, ka deklaruar që i ka sjellë frikën më të madhe në jetën tij (ndeshja në Beograd në 14.10.2014)!

Duke shpresuar në pranimin e kësaj kërkese, urojmë që komentatorëve apo opinionistëve të tjerë të tillë tu kufizohet sa më shumë hapësira mediatike në emisionet tuaja.

Me respekt,

Tifozat Kuq e Zi

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të rikthehen studentët në auditore dhe t'i jepet fund mësimit online?

Komento

Komente

  • ilir: 16/06/2018 19:21

    a ju keni ikur nga mendja,,, si thoni ju ? Duhet të marr leje tek cdo lloj injoranti gazetari se për cilën skuadër do bëj tifozllik??Injoranca nuk ka brir ,,nga keto gjëra kuptohet

    Përgjigju
    • Esti: 17/06/2018 07:48

      Ilir,asnje komentator nuk duhet te beje te ditur se per ekip ben tifo si gjate komenteve,po ashtu dhe ne daljet publike..A e keni degjuar ndonjer Vladimir Grillon te futet ne keto ujra..?Komentatori eshte thjesht transmetues i lojes,dhe jo analist fanellash ..Ne kafene a po ne drupes shoqerore,jashte ekranit le te beje cte doje,nuk e ndalon askush



×

Lajmi i fundit

John

Mark Marku rrëzon vettingun në PD