Java e fundit e prillit sjell një valë energjish pozitive për të gjitha shenjat e horoskopit, por edhe sfida që kërkojnë kujdes dhe vetëkontroll. Vendosja e Hënës tek Dashi shton impulsivitetin, duke ndikuar në vendime, komunikim dhe marrëdhënie.

“Kjo është një periudhë ku shumë prej jush do të përballen me mundësi të reja në karrierë dhe në aspektin financiar. Në planin sentimental, disa shenja do të përjetojnë afrime të rëndësishme dhe lidhje më të qëndrueshme. Megjithatë, shëndeti dhe balanca emocionale kërkojnë vëmendje të veçantë”, theksoi astrologia Denisa Shyle në “Rreze Dielli” në Report TV.

Dashi
Kini kujdes me fjalët që thoni dhe marrëveshjet që bëni. Nëse janë efikase, do të keni rritje të të ardhurave. Keni ndikime edhe tek çështjet sentimentale.

Demi
Krizat që kaluat gjatë fundjavës do t’ju sjellin tani një tjetër ndikim, i cili mund t’ju sjellë një komunikim më të hapur. Kujdes me shëndetin!

Binjakët
Do jeni më të sigurt në hapat që hidhni. Marrëdhëniet sentimentale këtë periudhë do të favorizohen, por kujdes me impulsivitetin.

Gaforrja
Hëna është e plotë. E keni kaluar periudhën e sfidave, por kujdes me shëndetin; sistemi tretës është i ndikuar. Do të keni sukses në karrierë, por duhet të tregoni kujdes me impulsivitetin.

Luani
Jeni në një fazë të favorshme për të arritur qëllimet që keni vendosur. Keni aftësi të krijoni një rrjet social më efikas. Do të keni prezantime të shumta dhe, në çështjet sentimentale, favorizoheni duke krijuar lidhje të qëndrueshme.

Virgjëresha
Do keni zhvillim të madh, sidomos në karrierë; do të vijnë bashkëpunime të reja. Komunikimi juaj do të fitojë zemrat e njerëzve përballë. Hiqni nga jeta juaj ato bashkëpunime që nuk kanë funksionuar. E premtja do të jetë një ditë me fat për ju.

Peshorja
Jeni futur në një fazë më pozitive. Fokusohuni tek gjërat që kanë më shumë rëndësi. Do të keni zgjidhje dhe krijimtari të madhe. Lidhjet aktuale mund t’i përktheni në situata më funksionale. Do të keni fat edhe në rritjen e të ardhurave materiale ose mund të rriteni në detyrë.

Akrepi
Jeni ndër shenjat më të rëndësishme të javës, pasi do të keni Hënën e plotë, e cila do të sjellë ndikim pozitiv dhe shumë qartësi. Në aspektin sentimental do jeni të favorizuar. Kujdes me shëndetin.

Shigjetari
Në këto momente fokusi është partneriteti. Keni komunikim efikas dhe ndihmë nga familja përgjatë ditëve në vazhdim. Do përballeni edhe me hijet tuaja, dilema të cilat do t’i zgjidhni. Kujdes, pasi mund të ndjeni pak lodhje.

Bricjapi
Do krijoni një stabilitet të madh. Do keni fat, pasi Venusi është vendosur tek ju. Do merrni ndihmë nga familja, partnerët dhe kolegët. Krizat po vijnë duke u zgjidhur.

Ujori
Jeni më shumë me fat, pasi Urani kaloi tek Binjakët. Kjo është një vendosje pozitive për ju. Keni ndikim në marrëdhëniet sentimentale, sidomos ato afatgjata. Do krijoni diçka stabile për karrierën, ndërsa përsa i përket marrëdhënieve në familje, problemet që keni pasur mund t’i zgjidhni në këto momente.

Peshqit
Kjo javë do ketë ndikime pozitive për ju. Do arrini të gjeni zgjidhje në çdo problem që keni pasur. Jeni në periudhën e fatit në aspektin sentimental; në këtë periudhë do t’ju shtohet pasioni dhe krijimtaria juaj do të jetë më e madhe. Nuk keni pengesa në asgjë.