Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu është përplasur me këshilltarin e PS-së në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi teksa diskutohej për “Foltoren” e PD-së para kryeministrisë. Debati u zhvillua në një studio televizive, por agravoi kur deputeti i Berishës tejkaloi limitet dhe bëri një koment diskriminues ndaj Muharremit, duke iu drejtuar me fjalët se "si duket je mësuar te Shtëpia e Fëmijës ti".
Pas kësaj deklarate, këshilltari socialist reagoi në rrjetet sociale, ku theksoi se Mziu, në vend të një debati politik, e sulmoi duke e prekur në fëmijërinë e tij. Ai thotë se ajo periudhë i kujton bullizmin me të cilin është përballur, ndërsa shton se ndoshta vetë e ka kaluar, por mund të ketë të tjerë që jo. Muharremi thotë mes të tjerash se zgjodhi të heshtë duke kujtuar se dinjiteti nuk matet me tonin e zërit.
“Përballë meje ishte një deputet i Partisë Demokratike, një njeri që fjalën “familje” e ka në themelet e filozofisë që pretendon të përfaqësojë. E megjithatë, në vend të një debati mbi fakte e vizione, ai më riktheu pas në birucat e fëmijërisë, në një vend që mendoja se e kisha lënë shumë vite më parë: Tek bullizmi përtej murit. Unë mbase e kam kaluar por shumë motra e vëllezër në këtë situatë jo.
Për një moment, brenda meje u ndeshën dy Alfredë: ai i fëmijërisë që kërkonte t’i përgjigjej menjëherë me aq forcë sa kishte e me aq fjalë sa kishte. dhe ai tjetri, më i thelli, i Alfredit të rritur që më kujtoi se dinjiteti nuk matet me tonin e zërit, por me mënyrën si zgjedh të mos përgjigjesh përballë një niveli të tillë.
Zgjodha këtë të fundit, jo nga mungesa e fjalës, por edhe nga respekti për studion që më ftoi, për njerëzit që na shihnin, dhe mbi të gjitha për veten time e familjen time të fatit.”, ka shkruar mes të tjerash Muharremi.
Komente













Kete gjuhe dine morrat e pd per te paralizuar kundershtarin, nuk cuditemi fare.
Përgjigjute vije turp more Mezi, sa poshte paske rene qe fyen nje person real me prejardhjen dhe se nga vjen, dua te them se origjina jote malsore ste lejon te biesh ne kete nivel kerkoi falje cthe dhe vazhdo debatin si profesionist apo politikan, tregou burre jo legen
PërgjigjuPo se pd ka njerez si Mziiu eshte aty ku eshte.
Përgjigju