/ATSH/ - Për herë të parë në skenën e TKOBAP, Ansambli Popullor do të prezantojë një program të vecantë, me pjesë të përzgjedhura nga festivalet folklorike që në fillimet e tyre. Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansambli Popullor të premten e 21 majit ora 20:00 në pjesëmarrjen e solistëve, grupit vokal dhe grupit të valleve të Ansamblit Popullor, në shoqërimin e Orkestrinës së Ansamblit Popullor, Rexhep Çelikut ( Mjeshtër I Madh ), Vladimir Hasimit, Gramoz Burbas, dhe drejtimin artistik të Sulejman Baltëza, sjellin në koncertin e titulluar "Jehona e Festivaleve".
"Jehona e Festivaleve" do të sjellë për publikun dhe miqtë e folkut të cilët do të ketë mundësi të ndjekin pas shumë vitesh të interpretuara në skenë, Këngën Popullore dibrane "Vijnë pamporët", Baladën "Qan motra për vëllanë", kabanë për klarinetë dhe orkestër nga albumi i vjetër shqiptar i Asllan Leskovikut, i realizuar në Stamboll në 1920 dhe i mbështetur në traditën e kabasë përmetare, kënga "Erdh Pranvera" nga krijimtaria e Muhamet Gurrës si dhe suita vallesh nga festivale të ndryshme folklorike.
Një pjesë e këtij programi të cilin publiku ka mundësi ta ndjekë në skenën e TKOBAP ditën e enjte, datë 21 Maj 2015, Ora 20.00 Ansambli Popullor e ka prezantuar në festivalin folklorik Argjiro Fest_On që u mbajt javën e kaluar në Gjirokastër, në një koncert përshëndetës.
Programi:
Valle "Kolazh i Këngëve të Veriut"- Interpreton grupi i valleve të Ansamblit Popullor
Këngë "Vjen lumi" - Interpreton Mirela Aliaj dhe Grupi vokal i Ansamblit Popullor
Këngë Popullore dibrane "Vijnë pamporët" - Interpreton Aranit Hoxha dhe Grupi Vokal i Ansamblit Popullor
Këngë "Ç'e ngjita përpjetë kalanë" - Interpreton Ermira Bodinaku
Valle e vajzave të Matit - Interpretojnë vajzat e grupit të valleve të Ansamblit Popullor
Valle e Djemve "Mali i Thatë" - Interpretojnë djemtë e grupit të valleve të Ansamblit Popullor
Këngë " Jare e vjetër Shkodrane" - Interpreton Sabahete Vishnja
Këngë Përmetare - Interpreton Grupi vokal i Ansamblit Popullor
Baladë "Qan motra për vëllanë" - Interpreton Hatixhe Lushi
Orkestrale për klarinetë dhe orkestër nga albumi i vjetër shqiptar i A. Leskovikut - Interpreton Orkestrina e Ansamblit Popullor
Suitë Vallesh të Çamërisë - Interpreton Grupi i Valleve të Ansamblit Popullor
Këngë "Erdh Pranvera" - Interpreton Aranit Hoxha dhe Grupi Vokal
Kolazh këngësh popullore të Shqipërisë së mesme - Interpreton Ermira Bodinaku
Suitë e valleve të Shqipërisë së mesme - Interpreton Grupi i Valleve të Ansamblit Popullor.
/Shqiptarja.com