Kryeministri Edi Rama, duke komentuar protestat që po zhvillohen në vend tha se një pjesë e protestuesve kanë dalë në shesh për një Shqipëri ‘më të mirë, më të drejtë dhe më të pastër’, ndërsa një tjetër grup kanë dalë për interesat e tyre personale, duke nxitur ‘dhunë e kaos’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe një video të gazetarit Shpend Gashi, Rama ka shkruar se ‘flamingot me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën’.
Më tej kryeministri thekson se shumica e qytetarëve zgjedhin paqen dhe zhvillimin e vendit, ndërsa ata që nxisin tensione do të përballen me “dështim”.
“Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën!
Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk… Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.
Komente












Te gjithe ne burg kriminele qe duan te destabilizojn vendin.Merrni nje Zorre me uje dhe shperndajini sic ben gjith polizia e botes.
PërgjigjuJEP DOREHEQJEN O NDYRESIRE ,,,SE NUK DALIN NJEREZIT NE RRUGE PER 1 MUAJ...TE LENE PUNET DHE TE VIJNE TE PROTESTOJNE PER DOREHEQJEN TENDE..DICKA E FORTE I SHTYN O HAJDUT.....
PërgjigjuKy e paska emrin Shpend por në fakt qënka gomar...
PërgjigjuKjo protest eshte per te penguar Shqiperine qe mos te hyje ne BE , kuptohet se jane mbledhur talebanet e saliut .
Përgjigju