Jeta në çift e Sabri
Fejzullahut, rrëfehet e shoqja

Jeta  në çift e Sabri <br />Fejzullahut, rrëfehet e shoqja
Një dashuri e madhe që vazhdon edhe në ditët e sotme. Secili do dëshironte të kishte një dashuri si kjo. Një histori e cila përflitet gjithandej për dashurinë e madhe, të cilën këngëtari i njohur kosovar Sabri Fejzullahu i dhuron bashkëshortes së tij, Nerës, e cila e ka bë baba të lumtur të dy fëmijëve. Si është jeta e tyre, sa e kënaqur është me karierën e bashkëshortit dhe djalit Ermalit, si i ka përjetuar ndarjet nga Sabriu për shkak të udhëtimeve dhe koncerteve, për herë të parë flet bashkëshortja e Sabriut, Nera Fejzullahu.

Janë bërë vite të tëra që ju jeni me Sabriun. Mund të na tregoni fillimet e lidhjes tuaj?

Ehh, sa kohë ka që ka ndodhur kjo. Po më pëlqen se më ktheve në atë kohë, ngaqë jeta e ka marrë një temp shumë të shpejtë e nganjëherë sikur i harrojmë ato kohë. Në vitin 1986 aty ku njeriut nuk ia pret mendja se mes dy të rinjve mund të lind një dashuri aq e forte, për mua dhe Sabriun ndodhi. Ishin protestat paqësore ku normalisht të gjithë duhej të ishim të heshtur, Sabriu bëri një gjë të tillë, mu afrua tek veshi dhe më tha: ''O Zot sa e bukur qenke, më thuaj nga cili qiell të zbriti Zoti''. Unë u shtanga në vend...

Duke qenë se ai ishte emër i njohur, ju ka penguar kjo që të lidheni bashkë?

Kur njeriu futet në lojën e dashurisë nuk njeh askënd dhe nuk do t'i dijë për asgjë. Dashuria të bën të verbër.

Për çfarë është më i kujdesshëm bashkëshorti juaj?

Besoj se i keni dëgjuar batutat që janë bërë në lidhje me Sabriun. Ai nuk di të shtiret. Është person që si në jetën private dhe atë është gjithmonë i njëjti. Flet ashtu si e ndien. Duke mos rreshtur së më përmenduri ngado dhe kudo që ndodhet, njerëzit e kanë nxjerë një batutë në lidhje me Sabriun, kur ata shohin një çift që kanë dashuri shumë mes tyre, i'u thonë: ''Ah, edhe ti e do shumë bashkëshorten tënde sikur Sabri Fejzullahu gruan e tij?''.

Ju pengon që gjithmonë është në lëvizje për koncerte apo jeni bërë imune ndaj këtyre gjërave?

Vetëm veten por dhe ju do ju gënjeja po të thoja se nuk e kam të vështirë. Jam bërë imune dhe i'a kam pranuar vetes shumë kohë më parë që Sabriu nuk është vetëm i imi dhe i fëmijëve, por është i të gjithëve. Mungesën e tij e ndiejmë gjithmonë mirëpo mungesa më e madhe për të është në kohën e festive. Kur të gjithë familjarët janë të mbledhur rreth tryezës për mua dhe fëmijët, i vetmi ngushëllim ka qenë kur binte zilja e telefonit dhe ngushëllohesha me urimin që ma bënte përmes telefonit, dhe nuk ju gënjejë që gjithmonë pas mbylljes kishte edhe lot. Nuk është e lehtë por unë i'a kam vënë vetes për detyrë që gjithmonë të jem pranë fëmijëve dhe sadopak t'ua përmbush dhe mungesën e prezencës së Sabriut.

Të ka kushtuar ndonjë këngë?

Po, ka aq shumë sa që nuk më bien ndërmend as numri e as titujt e tyre. Si për çdo gjë në jetë dhe për këtë i jam shumë mirënjohëse. As në këngë nuk më harron, (qesh).

Nga kjo martesë keni dy fëmijë, si vijon jeta tani që jeni bërë edhe gjyshe?


Falenderoj Zotin që dy frytet tona të dashurisë janë Bulza dhe Ermali, për të cilët lutem ditë e natë. Që të dy kanë krijuar familjen e tyre. Bulza është martuar me Vetonin dhe po presin fëmijën e tyre të pare, të cilin të gjithë po e presim me padurim që të vij në jetë. Ndërsa për Ermalin e dini të gjithë, ai jeton në fshatin ndërkombëtarë me Arianën, Artin dhe Bunën. Nuk paska gjë më të mirë dhe më të vlefshme në jetë se të bëhesh gjyshe me nipër e mbesa. Nipi dhe mbesa duhen më shumë se fëmijët. Këtë që po e them e kuptojnë vetëm ata që e kanë përjetuar këtë ndjenjë të mrekullueshme. Jam nëna më e lumtur në botë për jetën që kanë krijuar fëmijët e mi.

Do kishit dashur të bënit akoma më shumë fëmijë?

Po shumë, mirëpo Zoti deshi që të më shpërblente me kaq.

Sa e kënaqur jeni me karrierën e Ermalit. Çfarë do kishit ndryshuar tek ai?


Që nga mosha 8 vjeçe deri në 15 vjeçe, unë kam qenë pranë tij në çdo festival, videoprojekt, studio inçizimi, etj. Ermali ka filluar të vetmenaxhohet që në moshën 16 vjeçare. Jam e lumtur që kam një djal që në këtë moshë ka arritur një sukses të tillë. Ermali përveç famës që ka krijuar në jetë ka edhe shumë vlera njerëzore që unë mburrem me të. Nuk është lehtë që në këtë moshë të arrish të kesh famë e në të njejtën kohë të jesh një bashkëshortë e baba i mrekullueshëm. Jo se e kam djalë Ermalin, është një i ri i cili ec me këmbë në tokë. Sa shumë e zgjata, por kjo është një ndjenjë e lumtur e nënës, më besoni që secila fjalë është e vërtetë.

Po me jetën dhe familjen e tij?

Kur unë shoh djalin tim se sa i lumtur është me familjen që ka krijuar, jam akoma më e lumtur se ai.

Cili është sekreti i një familje të shëndoshë?

Unë mendoj që duhet dhënë shumë dashuri dhe të marrësh dashuri dhe sa më shumë tolerancë dhe mirëkuptim në familje.

Çfarë do kishit ndryshuar në jetë gjatë këtyre viteve?

As edhe një gjë të vetme.

J.H/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protetsa e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protetsa e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve