Fshihej prej vitesh në banesë për t'iu shmangur vdekjes, ja vila e ish-oficerit të vrarë Arben Bilali (Foto)

Fshihej prej vitesh në banesë për t'iu shmangur vdekjes, ja vila e ish-oficerit të vrarë Arben Bilali (Foto)

Banesa ku jetonte ish-oficeri i vrarë i policisë, Arben Bilali

Ish-oficeri i policisë Arben Bilali, 50 vjec, ka ndërruar jetë ketë të mërkurë në orën 14:30 teksa po i drejtohej banesës së tij, të gjendur në një zonë pranë Selitës në kryeqytet. Shtëpia e tij, sikurse mund ta shikoni, është një ndërtesë tre katëshe e pozicionuar pranë rrugës e ajo që tërheq më tepër vëmendje është prania e një kamere në katin e parë të saj.

Kjo deri diku konfirmon edhe faktin se Arben Bilali ruhej nga një atentat i dytë, duke u fshehur në banesën e tij e duke survejuar cdo lëvizje pranë saj. Atentati i parë ndaj tij është regjistruar në gusht të vitit 2010, po në zonën e Selitës, ku i mbeti i plagosur. Vrasja e Arben Bilalit vjen pas atyre të dy vëllezërve të tij, Bujar dhe Leonard Bilali, ndodhur përkatësisht në 1997-ën dhe 2010-ën. Familja Bilali ka qenë në konflikt me atë Xhabafti dhe vrasja e sotme dyshohet për hakmarrje.


Lajmi kryesor:

Zinxhiri i vrasjeve godet sërish familjen Bilali në Tiranë, ekzekutohet në atentat Arben Bilali ish-oficer policie i ngujuar (VIDEO)


Ora 20:05
Ja vila me kamera sigurie e ish-oficerit të vrarë Arben Bilali
  • /r.k./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

    Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë