Mbrëmjen e djeshme shtëpisë më të famshme në Shqipëri 'BBV' iu bashkuan 5 konkurentë të rinj.

Bëhet fjalë për moderatoren Egzona Rafuna, e cila prej vitesh punon në Radio Televizionin e Kosovës, koreografin Tan Brama, Elton Merja, balerin dhe koreograf, këngëtaren e njohur Xheisara ku muzika që identifikohet më shumë është ajo pop si dhe tenisti dhe ekonomisti Arbër Sulstarova.

Të shohim si do të jetë për banorët e tjerë të shtëpisë hyjra e këtyre konkurentëve të rinj dhe nëse ata do të trazojnë ujërat apo jo gjatë qëndrimit të tyre.

Kujtojmë se tashmë finalja e Big Brother është shtyrë për në datën 18 Shkurt, dhe deri atëherë shumë gjëra do të mbeten për tu parë.