Jon Tarifa publikon këngën e re: U frymëzova nga rrugët e zbrazura nga koronavirus...(VIDEO)


Jon Tarifa, këngëtari shqiptar i cili po has suksesin jashtë vendit, në Holandë atje ku jeton prej disa vitesh, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor "Hear me out", për të cilin është frymëzuar nga ndjesia që i kanë lënë rrugët e boshatisura nga koronavirus. 

"E dashur familja ime, të dashur miq! Kam kënaqësinë të prezantoj për ju videon time më të re muzikore, titulluar “Më dëgjo”. Ky është mesazhi im. Kjo këngë u shkrua dhe u filmua gjatë ditëve të fundit dhe u frymëzua nga një ndjesi që unë përjetova ndërsa kthehesha në shtëpi nga supermarketi përmes rrugëve të zbrazura të lagjes sime.

Nuk e di se sa gjatë do të vazhdojmë të jetojmë në këto kushte të vështira, por unë shpresoj se nga kjo situatë ne do dimë të nxjerrim mësimet e duhura, pasi kjo është koha të mendojmë për familjen, të meditojmë, të forcojmë lidhjet mes njëri-tjetrit, me komunitetin, koha për dashuri dhe për një fillim të ri.

Kjo është një thirrje dhe unë shpresoj se kjo këngë do u flasë juve dhe do ju shërbejë si një mik, ose si një dorë që ju vjen në ndihmë në këto ditë vetmie dhe izolimi. Nuk po them më shumë, por po ju lë muzikën time të vazhdojë atë ç’ka unë do të doja t'ju thoja. Më dëgjoni dhe ndajeni këtë këngë me njerëzit tuaj të dashur. Jepni dashuri. Bëni kujdes dhe qendroni të shëndetshëm! Juaji, Jon Tarifa" shkruan këngëtari. 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgo Qirko: 01/04/2020 15:55

    Një këngë e frymëzuar nga realiteti por që do të frymëzojë dëgjuesit për një ndryshim të madh të sjelljes në komunitet. Të lumtë Jon Tarifa! Suksese!

    Përgjigju
  • Bora: 01/04/2020 15:10

    te Lumte Jon Tarifa, Edhe nje perle tjeter ne listen e kengeve te tua, frymezuese nga fjalet, muzika, interpretimi, në teresi madheshtia frymezuese në keto situata qe Po kalojme. Jemi krenare per Ty, Me respekt, Bora

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë