Ajo është fituesja e edicionit të katërt të Big Brother Albania. Ka kaluar vite nga ajo kohe, po me sigui të gjithë e kujtojne Ermela Mezurajn.
Ajo ka qenë një vajzë energjike, që pas daljes nga reality show vendosi t’u qëndrojë sa më larg kamerave. Ermela pas 9 vitesh është kthyer në ekran dhe ka folur për traumat që ka jetuar pas daljes nga shtëpia më e vëzhguar. Asokohe ajo ka treguar se ndjehej bosh dhe iu desh kohë të rikuperonte veten.
“Realisht e kam përjetuar keq daljen mbas Big-ut, aqkeq saqë m’u desh të rikuperohesha për të rigjetur veten ose të rikuperoshesha për të gjetur balancat e brendshme të vetes time. Ishte një proces shumë i çuditshëm që unë nuk e prisja, jam shumë e mërzitur me veten pse nuk prisja këtë. Ndërkohë unë brenda ndihesha bosh, nuk e di pse ndodhi kështu realisht, por kështu ndodhi…”, u shpreh ajo.
Sa I perket jetës private, Ermela ka pohuar për ‘Ftesë në Pesë’ se nu ka asnjë partner në krah.