Gjatë takimit në Florida duke folur për sulmet terroriste në Europë ai u shpreh:
“Shihni se çfarë ndodhi natën e shkuar në Suedi.Suedia? Kush do ta imagjinonte. Kanë probleme të cilat kurrë nuk i kishin menduar."
Por në realitet Suedia të premten mbrëma nuk është prekur nga asnjë sulm. Pas fjalës së presidentit autoritetet suedeze i kërkuan administratës shpjegime.
Nga ana tjetër ish kryeministri suedez Bildt pyet: “ Suedia? Sulm terrorist? Cfarë ka tymosur? Pa përgjigje”.
Por kreu i Shtëpisë së Bardhë u përpoq të justifikohej duke shkruar në twitter se i referohej në fakt një raporti të publikuar nga Fox News por pa përmendur se kur e kish dëgjuar një gjë të tillë.
Ndoshta manjati i referohej një program që Fox News transmetoi të premten ku bëhej fjalë për refugjatët dhe krimet në Suedi.
Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Trump iu referua rritjes së krimit në përgjithësi.
Por gafa e Trump nuk mund të ndalte edhe ironitë në rrjetet sociale. Shumë postime vënë në lojë presidentin duke ndërtuar skena të imagjinuara sulmi në Suedi.
Madje disa shkruajnë 'Lutuni për Suedinë'.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com