Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar shkrimtarin e madh Ismail Kadare, për 85-vjetorin e tij përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter.
Ai shkruan se Kadare është njeriu i shquar i letrave që me talentin dhe punën e tij ndriçoi një kohë të errët të historisë dhe orientoi drejt më së mirës.
Urimet më të ngrohta sot në ditëlindjen e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh, intelektualit me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë & politikë, njeriut të shquar të letrave që me talentin & punën e tij ndriçoi një kohë të errët të historisë & orientoi drejt më të mirës. pic.twitter.com/K3lYU4bzME
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 28, 2021
Lajmi kryesor:
Sot Ismail Kadare mbush 85 vjeç! Rama: Mirënjohës për monumentin që i ka ngritur gjuhës shqipe! Meta: Shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit të kombit











