Kadilli: PD e përçarë, edhe 8 vite të tjera në opozitë! Braimllari: S'bashkëpunojmë më me Bashën, Kryemadhi s'largohet nga LSI! Logu: Kuvendi i Berishës i paligjshëm, pa fuqi vendimmarrje

Lufta brenda Partisë Demokratike po dobëson partinë dhe kjo thuhet me zë të lartë nga vetë demokratët, qofshin ato pro Bashës apo pro Berishës. Gjatë debatit në "Studio Live" në Report TV me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Fatbardh Kadilli tha se që të dy janë një gënjeshtër që po shqyejnë PD duke e dobësuar atë edhe më shumë si besimin e qytetarëve po ashtu edhe  përballë kundërshtarëve. Kjo tha Kadilli do bëjë që opozita të qëndrojë edhe 8 vite të tjera në opozitë, pasi kjo përplasje Berisha-Basha për karrige po dobëson misionin e vërtetë që duhet të ketë opozita.

"PD po shkon si mos më keq dhe nuk ka asgjë më të keq kur partia është e paaftë të kontrollojë lidershipin për egoizmin e vet. Kanë futur në kurth ekzistencën e opozitës sot. Një opozitë është pakicë dhe kur ndahet bëhet edhe më pakicë. Kemi fyerje mes njëri tjetrit, më keq se nga kundërshtari. Në politikë të besojnë votën dhe të japin para me taksa, po cenojnë besimin e qytetarëve, po na nxjerrin nga misioni. Berisha dhe Basha po gënjejnë, të dy po 'shqyejnë' partinë  dhe nuk do të ketë asnjë fitues në asnjë nga kuvendet, por do ketë dy copa partie. Nuk do të jemi dot në opozitë përballë Ramës, do jemi të përçarë", tha Kadilli.

Se cili Kuvend është i ligjshëm ai i 11 dhjetorit i thirrur nga Berisha apo ai i 18 dhjetorit i thirrur nga Basha dhe se çfarë pritet të dalë prej tyre, këtë e sqaroi anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu, i cili tha se Basha nuk mund të shkarkohet më 11 dhjetor pasi ai kuvend nuk ka ligjshmëri. Logu tha se vullneti i fitimtarëve nuk është futur në rrugën e ligjshmërisë dhe kjo nuk mund të shkarkojë dot kryedemokratin.

"Ne kemi një vullnet politik por duhet të futet në procedura statutore të kuvendit.  Ky vullnet i firmëtarëve duhet të kalojën përmes organeve dhe procedurave statutore. Procedura i jep vlefshmërinë këtij procesi, dhe 11 dhjetorit po shkon drejt ngritjes së strukturave paralele. Të gjitha ndryshimet statutore dhe zhvillimet që ndodhin në PD duhet të reflektohen në regjistrin e PD.  I gjithë ky vullnet duhet të gëzojë ligjshmëri dhe në fund të marrësh dhe vulën e gjykatës së Tiranës. Kush do shkojë nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe të reflektojë ndryshimet ligjore të këtij kuvendit në gjykatën e Tiranës , pasi duhet një person që ka autorizimin nga kryetari i PD. Basha nuk mund të shkarkohet më 11 dhjetor", tha Logu.

Basha përveç përplasjes me Berishën ka hapur front lufte edhe me LSI, gjë që për sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie Endrit Braimllari i ka vënë dhe vulën e fundit të bashkëpunimit me kryedemokratin.

"LSI nuk do të bëhej pjesë e një problemi të brendshëm të PD. Ne hymë në këtë debat në momentin kur sekretari i PD, hodhi akuza. Basha tradhtoi kauzën opozitare dhe pas zgjedhjeve minimumi nuk krijoi një tryezë të përbashkët, të të gjithë opozitës jo vetëm me LSI. Nuk ka më asnjë bashkëpunim me të. Zoti Basha e ka zgjedhur qatë rrugën e tij që pas 25 prillit", tha Brahimllari.

I pyetur nëse Monika Kryemadhi do të jap dorëheqjen nga LSI siç premtoi para zgjedhjevenëse do të kishte rezultat të dobët Brahimllari tha se kjo nuk ka për të ndodhur.

"Monika Kryemadhi është kryetare e LSI e zgjedhur në dhjetor 2020. Kryemadhi ka mbajtur përgjegjësitë e veta dhe ka reflektuar duke mbajtur deklaratë pas 25 prillit", tha ai.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me 71 kryetarët e degëve, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

Ndërsa përplasja me LSI nisi pasi Lulzim Basha drejtoi gishtin nga Ilir Meta duke thënë se ai shkallomoi fushatën dhe se ishte pjesë e trekëndëshit të së keqe, trekëndëshit Bermuda. 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium