Kalendari Pirreli 2017 me fotograf Peter Lindbergh ka zgjedhur që për 12 muajt e vitit të ardhshëm të ketë në kopertinë 14 aktore.
Bukuria natyrale e Jessica Chastain, Penelope Cruz, Nicole Kidman, Rooney Mara, Helen Mirren, Julianne Moore, Lupita Nyong’o, Charlotte Rampling, Lea Seydoux, Uma Thurman, Alicia Vikander, Kate Winslet, Robin Ëright, Zhang Ziyin do të jetë pjesë e kalendarit.
“Në një epokë kur mediat përpiqen të paraqesin bukurinë perfekte kam menduar t'u kujtoj të gjithëve se ndoshta është e rëndësishme të flasim për një bukuri ndryshe, më reale, më autentike dhe jo të manipuluar. Një bukuri që flet për individualitetin, ndjeshmërinë dhe guximin për të qenë vetvetja”, shpjegon fotografi me famë ndërkombëtare.
Titulli "emocional" i zgjedhur nga Lindbergh dëshiron të theksojë qëllimin e tij për të realizuar një kalendar jo me trupa të përsosur, por të ndjeshëm dhe emocional që të mund të nxjerrë në pah shpirtin e objekteve.
[gallery]19942[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO