“Kalorësi hero”, shfaqja premierë në Teatrin e Kukullave! Regjisori Paolo Comentale sjell kukullat nga përtej detit

Një histori dashurie, e sfiduar nga peripecitë e shumta por që në fund triumfon është fabula e shfaqjes “Kalorësi hero”, që do të vijë premierë në Teatrin e Kukullave në Tiranë këtë fundjavë.

"Është një spektakël që flet për triumfin e dashurisë dhe ndjenjat e vlerës së miqësisë dhe kurajos. Teatri është një moment poezie dhe momentet e poezisë në botën tonë kaq të komplikuar nuk janë të shumta ndaj ju ftoj ta ndiqni”., -thotë regjisori Paolo Comentale.

Ai shpjegon se pjesa vjen për publikun e vogël por mesazhet janë kaq universale, sa që mund të ndiqet nga të gjithë grupmoshat.

“Ky spektakël tregon aventurat e një kalorësi dhe historinë e tij të jashtëzakonshme të dashurisë për të bukurën Arsinda. Është një histori për publikun e çdo moshe: fëmijë, të rritur, të rinj, të pasur dhe të varfër.", - vijon Comentale.

Kukullat për realizimin e kësaj shfaqjeje janë sjellë enkas nga Italia dhe pas përfundimit të saj do të bëhen pjesë e repertorit të teatrit tonë. Krahas punës me shfaqjen, Comentale ka mbajtur edhe një ëorkshop me aktorë, skenografë dhe regjisorë të rinj mbi teknikat e prodhimit të kukullave dhe përdorimin e tyre skenik.

 

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar