'Kam një foto ku pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës', Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit

'Kam një foto ku pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës', Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit

Adriana Kalaja

TIRANË- Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori, Adriana Kalënë, kryetare e komisionit të Apelimit në PD-së. Policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës. Kalaja, pas disa shkrimeve për një foto të sajën me qitje, bëri një deklaratë publike dje gjatë protestës së bashkia Tiranë, ku shprehej se ka foto me pistoletë, që ia ka vënë në kokë Ramës.

“Ju e dini shumë mirë që mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë dikujt, mjaft u more me foton time me pistoletë, sepse kam një foto më të bukur, kur unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës, atë përdor”, tha Kalaja.

Kalaja është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Ajo është shprehur se nuk ka dashur që të japë deklarata kërcënuese drejt Kryeministrit. Sipas saj ka dashur të ironizojë disa shkrime në media dhe nuk ka patur si qëllim të bëjë deklarata kërcënuese. Megjithatë gjatë fjalës së saj në protestë ajo i shpreh me tone kërcënuese ndaj kryeministrit Rama.

Kalaja vazhdoi sulmet ndaj policisë së Shtetit dhe kryeministrit Edi Rama.

‘Sapo vij nga komisariati nr. 1 në orët e pasdites me kanë kontaktuar për të dhënw një deklaratë pa më thënë detajet për protestën e sotme. Për rreth një orë në policinw e pushtetit të kriminalizuar nga Edi Rama dhe Balla jam marrë në pyetje me akuzën e kanosje për shkak të detyrës. Unë sot paskam kanosur Edi Ramën.

Tani unë e kam medalje ari të më thërrasë policia e nakrosit dhe të akuzojë se paskam kanosur njw bandit si Edi Rama. Unë deklaroj se e kanos Edi Ramën dhe e kanos për të shkuar në burg do apo nuk do Altin Dumani, do apo s’do Edi Rama që sot ka urdhëruar arrestimin tim. ‘- tha Kalaja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xoni: 26/07/2024 12:45

    Mendja kokerr gruri. Leviz dhe nuk shkon me ne vend. Gjynah goxha grua.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 26/07/2024 12:35

    KESAJ RRUGACEJE JA KANE BERE SHUME MIRE SE NE BURG E KA VENDIN...BANDITJA E KRYEBANDITIT SAHALE BERISHA-KARAXHIXH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore