ELBASAN- Një motoçiklist është aksidentuar për vdekje pasi ka tentuar të parakalojë një mjet të tonazhit të rëndë në afërsi të fshatit Pajovë në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e paradites kur Gramoz Malja me banim në fshatin Bishqem ishte duke lëvizur me një motoçikletë.
Në momentin e parakalimit motori është prekur nga kamioni duke humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me kamionin. Menjëherë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke shoqëruar drejtuesin boshnjak të kamionit të tipit “Renault” me targa A-07 –E943, Ivan Duding.
Nga veprimet paraprake të ekspertëve drejtuesi i motoçikletës ka shkelur rregullat e qarkullimit duke tentuar të parakalojë kamionin. Mësohet se viktima ishte elektroaut dhe po shkonte në vendin e tij të punës. Aktualisht ka filluar procedimi për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO