Nuk ka gazetar në Republikën e Shqipërisë që të ketë bërë më shumë shkrime se sa Adriatik Doçi për problemin e Drejtësisë në Shqipëri: Për gjykatës dhe prokurorë të korruptuar. Janë të gjitha online. Ashtu siç nuk ka gazetar që të jetë ekspozuar në vetë të parë me shkrime investigative ndaj dy prej politikanëve më të rëndësishëm e më të ndërlikuar në këto 30 vite: Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Opinionistë, mendimtarë që flasin në ajër nëse iu pëlqen apo jo një politikan shqiptar, ka sa të duash, por gazetarë që të kenë mbledhur fakte njëri pas tjetrit e t’i kenë shkruar të zezë mbi të bardhë, janë vërtetë pak. Dhe janë të vetmuar. Së pari, sepse punojnë shumë. Nuk kanë kohë të rrinë kafeneve të thashethemeve dhe as paneleve të televizioneve. Sepse të sjellësh fakte në media, është tepër e vështirë dhe e lodhshme njëkohësisht, ndërsa llafet, dihet, prodhohen aty për aty, madje edhe sharjet, shpifjet. Adriatiku i takon gazetarëve të kategorisë së parë, që janë të rrallë. Dhe në vetminë e kujt as nuk është i fortë dhe as nuk ka shokë e miq të fortë, u godit. Në pabesi. U godit pranë shtëpisë së tij në Kamëz, në rrugën “Pashko Vasa”, pa mure të lartë të mbrojtur nga roje e telekamera, pa vila rezortesh 1 milionë euro, pa badigardë, 10 banjo e pishina.
Dhe këtu hapim një tjetër kapitull duke marrë rastin e tij. Shumë e vunë re heshtjen dhe mungesën e solidaritetit si nga ana e politikës, institucioneve, shumicës së elitës gazetareske ndaj tij. Kanë ndodhur gjëra edhe më të vogla, kanë ndodhur tallje verbale, kërcënime dhe dhunë ndaj objekteve, jofrymorëve dhe zhurma e solidariteti ka shkuar me nxitim deri në qiell. Siç duhet të jetë sa herë preket një gazetar që bën punën e tij.
Nëse do të zgjidhnim të rrinim pa folur të gjithë, nësë qoftë edhe vetëm një ditë do të pranonim që cilido të prezantohej me pasuritë e grumbulluara në këto vite tranzicioni, peshorja e të vërtetës, ajo e bukura me sy të mbyllura të Drejtësisë, do të anonte përherë nga ana e Adriatik Doçit dhe pak të ngjashmëve të tij. Nëse dikush baltos një gazetar, nëse e sulmon, e poshtëron apo hesht kur duhet ta mbështesë, e njëkohësisht jeton në një superezort dhe në një supervilë, atëherë aty dhe vetëm aty mund t’i gjeni arsyet e reagimeve apo mosreagimeve të asaj/ të atij. Nëse Indro Montanelli deklaronte “mos i besoni një gazetari të pasur” (në Itali), imagjinoni se sa shumëfish duhet të jetë mosbesimi ndaj një gazetari të pasur në Shqipëri. Ja, kjo është një tjetër arsye e vetmisë dhe mungesës së solidaritetit ndaj Adriatik Doçit: Ai nuk është një gazetar-pasanik dhe me kokën lart përherë mund të deklarojë: Përshëndetje, jam Adriatik Doçi, gazetar, i martuar dhe me fëmijë. Jetoj tek shtëpia e prindërve në Kamëz. Po ti?
Por për fat të mirë, siç ka ndodhur edhe herë të tjera, ambasada e SHBA në Shqipëri, dhe ambasadorët e saj, këtë herë Yuri Kim, ua kanë vënë një dorë në sup përherë shqiptarëve tanë më të mirë.
Shume e goditur. Madje resortet me te fundit te mafies se kuqe rampalliste ne Riviere dhe tashme ne Durres, mund te kene nxitur segmentet e krimit te organizuar te godasin gazetarin hero Doci!
PërgjigjuRespect per gazetarin Adriatik Doci Mendoj se koha do tja ngreje Edhe me larte emrin ketij gazetari te shquar Sherim te shpejt dhe suksese ne pune
PërgjigjuBravo gazetari per profesionalizmin dhe karakterin e larte.Te mbeshtet populli i thjeshte
PërgjigjuBravo per shkrimin. Adriatik mos u terhiq para fekskeve Berish dhe Mete.
PërgjigjuMos u terhiq Adriatik, mos u dorezo. Materiale ke plot per te denoncuar. Hidhu pak dhe majtas, sepse cdo dite korupsion ka. Me shiko pak AZHBR, kush i merr fondet.