Eshtë zyrtare. Bledar Devolli do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Kamzës, në Kategorinë Superiore. Kemi të bëjmë me një rikthim të gjirokastritit në këtë pozicion, teksa u printe fqinjëve të kryeqytetit drejt ngjitjes në elitë, dy vite më parë, në vitin 2016.
Ndërkohë, asistentët e tij do të jenë Jurgen Agolli dhe Eldi Topi. Bledar Vashku do të ketë rolin e trajnerit të portierëve.
Stërvitja nën drejtimin e këtij stafi të ri teknik do të nisë sot, në orën 18:00, në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare, në Kamëz. Sezonin që u mbyll, Bledar Devolli trajnoi në Kosovë, konkretisht KEK, që e ngjiti në elitën e futbollit të këtij vendi