Kanabis, ndërtime pa leje dhe ngacmime seksuale! Gjyqtarja që liroi Endrit Doklen rikthen në detyrë 2 nga 7 policët e pezulluar!

Kanabis, ndërtime pa leje dhe ngacmime seksuale! Gjyqtarja që liroi Endrit Doklen rikthen në detyrë 2 nga 7 policët e pezulluar!

Gjykata e Krujës

KRUJE-Gjykata ka rikthyer sot në detyrë dy nga shtatë efektivët e policisë që u pezulluan dhe iu ndalua dalja jashtë vendit në datë 7 shkurt. Vendimi u mor nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila është e njohur për opinionin publik, pasi disa javë më parë liroi nga burgu anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle.

Muharrem Celami dhe Kadri Daci janë dy prej policëve që u pezulluan nga detyra 4 ditë me parë me kërkesë të prokurorisë së Krujës. Sot gjykata vendosi rikthimin në punë të dy policëve ndërsa la në fuqi kërkesën e prokurorisë për 5 të tjerët të cilët u pezulluan me vendim gjykate.

Rikthehen në detyrë
- Muharrem Celami, ndihmës/specialist për Rendin
- Kadri Daci ndihmës/specialist për Rendin

Të pezulluar
- Xhevair Babasi punonjës i Patrullës së Përgjithshme;

- Sabri Danaj ndihmës/specialist për Rendin;
- Nuri Sefa ndihmës/specialist për Rendin;

- Dervish Sana ndihmës/specialist për Rendin;
- Fatmir Beqaj punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Por përse u pezulluan policët? Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pezulloi nga detyra dhe u ndaloi daljen jashtë vendit efektivëve të policisë së Krujës për disa akuza, mes të cilave favorizim të kultivimit të kanabisit, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, por edhe ngacmime seksuale të grave që shkonin në komisariat dhe denonconin burrat për dhunë (lexo këtu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë