Drejtori i policisë së qarkut Durrës, Perlat Cullaj, deklaroi gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të Planit Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit se strukturat që ai drejton nuk do të lejojnë të mbillet asnjë bimë në qarkun e Durrësit.
Ai pranoi se problem për kultivimin e kanabisit mbeten Kruja dhe zona e Ishmit. Kryepolici i Durrësit tha se me këtë plan masash do të kontrollohet me rigorozitet i gjithë territori dhe çdo serë ku dyshohet se mund të kultivohet kanabis.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike Altin Qato kërcënoi me sanksione nëse aktorët e përfshirë në këtë nismë nuk do kryejnë detyrat e tyre.
Në takimin e zhvilluar në kuadër të Planit Kombëtar kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe Planit të Veprimit të Policisë së Shtetit "Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike", morën pjesë kryetarët e Bashkive, Drejtues të Njësive Administrative në juridiksionin e qarkut .
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com