/ATSH/- Kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Europiane" për bashkinë Kamëz, (25 km larg Tiranes) Safet Gjici, gjatë një takimi te marten me banorë të zonës së Bathores u shpreh se, do te kerkoje audit të investimeve aktuale në Kamëz, që sipas tij, po bëhen për qëllime elektorale.
Gjici akuzoi kryebashkiakun e djathtë Xhelal Mziu se ka vjedhur fondet duke hedhur pak investime në zone.
Gjici u ndal edhe në zonen e Valiasit, ku në një tjetër bashkëbisedim më banorët premtoi se në rast fitoreje, në 100 ditët e para të punës, do të ndërhyje në problemet më emergjente që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë të pijshëm, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza.
Kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Europiane" për bashkinë Kamëz, Safet Gjici, gjatë turit të takimeve dhe dëgjesave me banorë dhe komunitete të ndryshme zhvilloi bashkëbisedim me banorët e ketyre zonave ku garantoj mbeshtetje e zgjidhje per problemet e tyre sociale dhe ekonomike.
/Shqiptarja.com