Kandidati për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana braktis mbledhjen, akuza Dukës: Në sallë ishin njerëz që s'kanë lidhje me sportin

Një prej kandidatëve për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana, Eduard Prodani ka lënë procesin e zgjedhjeve, duke akuzuar FSHF se ka manipuluar listat e delegatëve.

"Siç e prisnim në sallën gjetëm shumë më tepër se numri i duhur i delegatëve me të drejtë vote. Deri tani nuk na është dhënë numri i delegatëve dhe e kam kërkuar me insistim dhe nuk na është dhënë pikërisht për arsye të manipulimit të listave të delegatëve gjatë ditëve të fundit. Aty kishte fytyra që nuk ishin parë kurrë, ishte qartazi një mbledhje e manipuluar. Do shqyrtojmë për masat e mëtejshme me ekspertët ligjor. Nga 41 anëtarë, sot ishin 67 që do votonin. Kishte njerëz në sallë që nuk kishin lidhje me sportin. Zgjedhjet e Shoqatës së Tiranës nuk mund të organizohen nga FSHF", tha ai.

Prodani tha se në sallë kishte fytyra që nuk i ishin parë kurrë dhe jo delegatë legjitim, ndërsa shtoi se e gjithë procesi zgjedhor është përgatitur nga FSHF që nuk i lejohet pasi Shoqatat Rajonale janë institucion më vete.

"Mbledhja drejtohej nga njerëz të federatës që nuk ka lidhje fare pasi shoqata është institucion tjetër, është pa sens. Edhe përgatitja e procesit zgjedhor është bërë nga federata që nuk i lejohet", tha Prodani.

Prodani u largua nga zgjedhjet së bashku me 18 mbështetësit e tij, duke lënë në sallë për të votuar 47 delegatë, mes të cilëve 24 ishin emra anonimë të shtuar nga Armand Duka.


Lajmi kryesor:

Duka manipulon zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana, zgjidhet kandidati i tij Krenar Alimehmeti me 24 vota anonime! Gjatë procesit 'blindoi' ambientet, nuk lejoi mediat!


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?