Pas më pak se 2 javësh zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale ndërsa kandidatët që vijojnë fushatën kërkojnë mbështetjen me vota.

Përvoja 1-vjeçare në Prefekturën e Shkodrës, ia bën më të lehtë menaxhimin e qytetit, thotë kandidatja socialiste për bashkinë e Shkodrës Majlinda Angoni, që shprehet e sigurt se mbështetja nga qeveria nuk do t’i mungojë kryeqendrës së Veriut.

“Përvoja ime, eksperienca në pozicionin e prefektes së qarkut të Shkodrës me ka bo me njoft problematikat e qytetarëve dhe të jem një lobues e mirë për zgjidhjen problemeve të tyre. Për një vit punë u zgjidh problematika e rrugës së Thethit, gjatë përmbytjeve u zgjidh problematika e gërryrjes së tokës të Berdicës.

Garancia nga qeveria shqiptare dhe kryeministri është e veçantë. Interesi për ta patur Shkodrën në drejtimin e duhur. Kjo frymë ndihet, era e ndryshimit është e domosdoshme.  Qytetarët duan ta shohin bashkinë në një tjetër pozicion me qytetarin, jo më ë dyerve të mbyllura”, thotë Angoni për Report Tv.

Në një intervistë për Report Tv, Angoni thotë se 32 vite kanë treguar se ku ka mbetur Shkodra sa i përket zhvillimit, prandaj sipas saj në këto zgjedhje ky qytet duhet t’i kthehet dinjitet.

“Garancia nga qeveria shqiptare dhe kryeministri është e veçantë. Interesi për ta patur shkodren një herë në drejtimin e duhur është mëse i madh. Kjo frymë ndihet në çdo takim që unë kam me njerëzit. Era e ndryshimit është e domosdoshme. 32 vite e kanë treguar tashmë se kemi ngelur dhe ku jemi. Ka ardh koha që Shkodra me frymën e re t’i kthehet dinjitetit dhe të vehet në vendin që meriton”, u shpreh ajo.

E pyetur se pse zgjodhi rininë për çeljen zyrtare të fushatës Angoni është shprehur se rinia është energjia për të cilën ka nevojë Shkodra.

“Ku më bukur se me e nis fushatën me rininë, përveç energjisë pozitive që të jep rinia të vë përpara një përgjegjësie tjetër që t’i duhet t’i përgjigjesh ritmit dhe dinamizmit të saj. Mbështetja që mua rinia më dha dje të them të drejtën me ka elektrizu me ka bo me mendu shumë se ky vend si Shkodra ka nevojë për ndryshim dhe rina e prek ndryshimin pa të mbështet”, vijoi Angoni.