Kanella erëz dhe ‘ilaç’, efekte magjike për shumë sëmundje / Altin Joka tregon si të zgjidhni kanellën më të mirë në treg

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për erëzën e kanellës, e përdorur mjaft në kuzhinën tonë.

”Ne e përdorim kanellën si erëz për të aromatizuar ushqimet dhe ëmbëlsirat tona dhe nuk shkojmë përtej për të parë a ka benefite apo përdorime më të shumta” u shpreh Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se kanella ka një histori më shumë se 3 mijë vjeçare, prodhohet nga druri i kanellës, nga ku hiqet pjesa e lëvores së brendshme dhe pasi thahet, del në treg për shitje. Sot njihen rreth 4 lloje ndarjesh tek kanella, që janë: kanella e vërtëtë, apo kanella meksikane, kanella indoneziane, vietnameze si dhe kanella kineze.”Edhe pse ka më shumë se 200 lloje kanellash, dy llojet janë kryesore: Ceylon dhe Cassia që janë dhe më të njohura, ndërsa Cassia është dhe kanella më e përhapur në botë” shtoi Altini, duke theksuar se edhe pse Cassia është më e përdorura, Ceylon është kanella e vërtetë, pasi përmban nivele më të larta të kumarinës.

”Ceylon po t’a shohim është më e hollë dhe ka një ngjyrë kafe në të hapur, ndërsa kanella Cassia është më e trashë, në ngjyrë më kafe të mbyllur, por Ceylon ka një aromë më të lehtë” theksoi ai. Po si t’a dallojmë kanellën e freskët? Nëse kanella thyhet shpejt, do të thotë që është e freskët, sikurse nëse e lagim me pak ujë, sa më shpejt të bëhet përthithja aq më e freskët është, ndërsa shumica e kanellave që janë në treg në formën e pluhurit, janë të përziera.

”Kanella është një ndër erëzat më të fuqishme me nivelin më të lartë të antioksidantëve, tek erëzat është e pesta e renditur, pasi përmban mbi 130 mijë njësi antioksidantësh” tha Altini, duke shtuar se është një anti inflamator i fuqishëm që kuron trupin kur jemi të lodhur, ngre imunitetin, rigjeneron lëkurën, flokun, i jep një freski trupit. Kanella në përbërjen e saj ka karbohidrate më shumë se 60%, ka hekur, vitaminë K, kalcium, vitaminë A, E, B3, B5, B6, kalium, zink, magnez, mangan, fosfor.

Sipas studimeve të shumta rezulton se përdorimi i kanellës ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe ul ndjeshëm dhimbjet e muskujve apo dhimbjet menstruale, sikurse mbron shëndetin e zemrës, pasi ul tregliceridet dhe arteriosklerozën si dhe kolesterolin në gjak, parandalon goditjet në tru dhe për diabetikët është shumë efikase, pa harruar se qindra vjet më parë është përdorur dhe si antidepresant. Kanella është efikase dhe për problemet e akneve dhe lufton prodhimin e histaminës në zorrën tonë. Vetitë e saj janë të jashtëzakonshme jo vetëm në gatim, por dhe në benefitet e pafundme që i jep organizmit.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë