Tiranë- Partia Socialiste dërgon në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore, për përjashtimin e 2 deputetëve të PD, që dje në sallën e seancave plenare nuk lejuan zhvillimin normal të saj (17 Tetor).
Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, raportoi se në shkresën e hartuar, drejtuar Sekretariatit të Etikës, kërkohet masë disiplinore për deputetët: Elda Hoti dhe Petrit Doda.
Fillimisht ishte përfshirë në diskutim për kërkesë edhe Albana Vokshi, por në fund u vendos vetëm për 2 ligjvënës.
Gjatë seancës së djeshme, Hoti u pa teksa spërkaste nga disa kuti të vogla sallën e Parlamentit dhe pengoi seancën, teksa u dyshua se ishin me përmbajtje lënde djegëse benzinë. Vetë Hoti tha se ishte aromatizues, kurse verifikimet vijojnë.
Petrit Doda u pa teksa mblidhte karriget e Kuvendit pranë foltores dhe pengonte zhvillimin normal të punimeve.
Në dokumentin që Shqiptarja.com ka siguruar, grupi i PS konstaton se Hoti hapi shishet ku dyshohej se kishte lëndë të rrezikshme duke spërkatur sallën dhe rrezikuar sigurinë e deputetëve, e ndihmuar edhe nga kolegu Doda gjithashtu.
Po kështu Hoti, sipas procesverbalit dhe pamjeve, ka bllokuar fjalimin e deputetit Petro Koçi, duke i hequr kartën elektronike dhe penguar, sikurse tentoi edhe me deputetin Eduart Shalsi.
Gjithashtu edhe deputetja Albana Vokshi sulmoi verbalisht dhe tentoi t’i afrohej fizikisht apo penguar kolegët e saj të mazhorancës, veçanërisht Petro Koçin. Por në fund PS ka vendosur që tës përfshihet në listën për ndëshkim me masë disiplinore.
Më parë janë përjashtuar me 10-60 ditë edhe 24 deputetë të opozitës, pas kaosi në seancën e 30 Shtatorit dhe djegies së karrigeve të Kuvendit.
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
18.6%
-
Opozitës
78%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1042
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD padit sërish në SPAK zv.kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Për 1 vit grabiti rreth 180 mln euro me shitjen e energjisë! 6 mln euro dëm buxhetit të shtetit
18 Tetor, 11:44
-
Përplasja me policinë, nis hetimi për Nokën, Bardhin e 4 deputetë! Në listë edhe Elda Hoti, spërkati me lëng deputetët
18 Tetor, 11:34
-
Pretendimi i PD se FNSH u nxori armën, ministri: S’ishin të armatosur, po zbatonin detyrën! Bardhi: Të hetohet kush dha urdhrin që policia të futej në Kuvend
18 Tetor, 11:01
-
Pretendimi i PD se efektivi i FNSH u nxori armën, AMP nis verifikimet! Burime: Nuk ishin të armatosur (VIDEO)
18 Tetor, 10:11
-
Spahiu: Imazhet me zjarrin berishjan në mediat europiane, dëmtojnë Shqipërinë, jo qeverinë
17 Tetor, 21:46
-
Mero Baze: Mosbindja civile ka ndarë popullin opozitar nga Berisha
17 Tetor, 21:25
-
Endri Tafani: PD si aktorët e Hollywood, sajojnë ngjarje për t'u rikthyer në vëmendjen e publikut
17 Tetor, 19:29
-
Alban Daci: Ku jetojnë këta deputetët tanë?
17 Tetor, 18:56
-
PD përplaset me Gardën dhe FNSH/ Faik Basha: Opozita të përgatitet fuqishëm! Adriatik Doçi: Teatër që bëhet çdo javë! Më të zellshmit kanë dosje në SPAK
17 Tetor, 18:44
-
REPLIKAT/ Spiropali pas kaosit të PD: S’na imponoheni dot me dhunë! Bardhi ironizon: Na dha leksione nga burgu Pëllumb Gjoka
17 Tetor, 18:10
-
Armë zjarri apo spraj?/ Luan Baçi në Studio Live: Polici e hapi xhaketën si kaubojs dhe vuri dorën në pistoletë! Poli Hoxha: Të vërtetën e tregojnë hetimet
17 Tetor, 17:38
-
'Fantazma e 21 Janarit në mendjen e Berishës', ironizon Mero Baze: Tani spraj i Gardës i duket pistoletë, atëherë automatiku i dukej çadër
17 Tetor, 16:52