DURRËS-BERAT-Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një punonjës i OSHEE-së është proceduar penalisht pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.
 
Bëhet fjalë për Ilir Istrefaj 39-vjeç, banues në Durrës, Kujtim Hoxha, 47-vjeç banues në Berat, dhe A.L 31-vjeç po banues në Berat.
 
Arrestimi dhe procedimi i këtyre personave është bërë për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike dhe ndërhyrje në matësin elektrik.
 
Arrestimi ndaj Kujtim Hoxhës, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në lokalin Bar-Kafe, me administrator shtetasin Kujtim Hoxha dhe në pronësi të shtetasit Y.A u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrik.
 
Prangosja e Ilir Istrefaj u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
 
Arrestimi i A.L 31-vjeç, u bë pasi gjatë ushtrimit të detyrës si lexues pran O.SH.E.E, ka lejuar vjedhjen e energjisë elektrike në aktivitetin Bar-Kafe, në pronësi të shtetasit Y.A 52 vjeç, banues në Berat.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com