Kapsolla dhe fishekzjarre tek Kuvendi/ Policia hedh gaz dhe ujë me presion! Bardhi shpërndan protestuesit (VIDEO-FOTO)

Pasi janë zhvendosur përpara parlamentit, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të godinës duke sjellë tension në zonë. Kjo ka bërë që policia të përdorë autobotin e ujit për të bërë shpërndarjen e protestuesve.

Përveç ujit me presion policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës ndërkohë që sulmi i protestuesve në drejtimi të godinës së Kuvendit nuk është ndalur.

Policia ka bërë thirrje që drejtuesit e opozitës të largojnë protestuesit nga zona dhe të parandalojnë çdo akt dhune në drejtim të institucioneve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka bërë thirrje protestuesve të mos hedhin kapsolla duke kërkuar shpërndarjen e tyre.

Policia bëri thirrje të vazhdueshme për distancim nga dhuna ku ju drejtua me emër liderit demokrat Basha dhe sekretarit organizativ të PD, Bardhi.

Te nderuar qytetarë,

Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.Mos hidhni lëndë piroteknike,  kapsolla, tymuese dhe sende te forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave, fishekzjarre e sendeve te forta  dhe lëndëve piroteknike po  rrezikon jetën e punonjësve të Policisë Të nderuar organizatorë të tubimit: 

I nderuar zoti  Lulzim Basha dhe z. Gazmend Bardhi

Merrni masa të menjëhershme që protestuesit te nderpresin veprimet e dhunshme. Po demtoni e rrezikoni jeten e punonjesve te policise.Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike, sendeve te forta në drejtim të Policisë. Merrni masa qe protestuesit qe kane mbuluar fytyren te zbulojne menjehere fytyren

Thirrja e policisë


Lajmi kryesor:

2 orë e gjysmë protestë! Basha: Meta anuloi zgjedhjet falë nesh...Thirrje socialistëve 'Ulemi në dialog pa Ramën' (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja