Karantina shpëton gratë nga dhuna, shkak izolimi i ish-bashkëshortëve, shënohet rekordi më i ulët i denoncimeve në polici

Karantina shpëton gratë nga dhuna, shkak izolimi i ish-bashkëshortëve, shënohet rekordi më i ulët i denoncimeve në polici

Foto ilustruese

Izolimi ish-bashkëjetuesve dhe ish-bashkëshortëve në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19 ka ulur rastet e dhunës në familje  

Zbatimi i masave të autoriteteve publike me qëllim kufizimin e përhapjes së virusit Covid-19 në Shqipëri, ndryshe nga sa pritej, ka ulur si asnjëherë më parë rastet e dhunimit të grave nga burrat.

Ndonëse sociologët dhe psikologët kanë deklaruar se izolimi rrit agresivitetin dhe dhunën në familje, numri i denoncimeve në polici, gjatë periudhës së izolimit për shkak të epidemisë, konfirmon të kundërtën. Numri i denoncimeve për dhunë në familje në polici që nga 9 marsi 2020, ka shënuar rekordet më ulëta. Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, gjatë një mbledhje të

Komisionit të Ligjit, ndërsa konfirmoi rënien drastike të denoncimeve, e shpjegoi fenomenin me faktin e izolimit të ish-bashkëjetuesve dhe ish-bashkëshortëve, që është edhe kategoria me potencialin më të madh për dhunimin e grave. 

Ish-bashkëjetuesit dhe ish-bashkëshortët, për shkak të zbatimit të masave për frenimin e përhapjes së Covid-19, kanë qenë në pamundësi për të pasur kontakte me ish-bashkëshortet apo ish-bashkëjetueset.

Pavarësisht nëse ish-bashkëshortet kanë pasur apo jo një urdhër mbrojtje, karantina i ka bërë ato më të mbrojtura përballë akteve të mundshme të dhunës. Ndërkaq, javën e parë të marsit, qeveria ka paralajmëruar lehtësimin e masave izoluese. Por ndërkohë Kuvendi ka miratuar disa ndryshime në Kodin Penal në mes të muajit prill, duke ashpëruar dënimin për dhunën në familje nga dy vite që ishte deri në tre vite burg. Gjithashtu është kriminalizuar edhe presioni psikologjik. Kjo vepër penale do të dënohet po aq sa rrahja. 

Ligjvënësit kanë shtuar edhe rrethin e personave të cilët mund të jenë viktima të dhunës në familje, duke përfshirë: vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave, vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka, e dashura dhe ish e dashura (lexo këtu draftin qe u miratua). Presidenti Ilir Meta i ka deklaruar këto ndryshime, të cilat janë botuar në Fletoren Zyrtare. Ndryshimet hyjnë në fuqi në datën 7 maji 2020. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU