Vrasja në ish-Bllok, ministri Xhafaj nuk komenton ngjarjen në konferencën me Avramopulos (VIDEO)

Tiranë- Në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisionerin për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në BE, Dimitris Avramopulos në kuadër të ministerialit BE-Ballkan, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zgjodhi të mos komentojë ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në lokalin Monopol në ish-Bllok, ku humbi jetën Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Laert Hato.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi vetëm 50 metra nga Kryesia e Kuvendit dhe 150 metra nga Kryeministria. Ishte gazetarja e Report Tv, Erneta Shevroja ajo që pyeti ministrin në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme.

“Besoj që përgjigja dhe dhashë pak më lart është e vlefshme” 

Fatmir Xhafaj

Më herët ministri Xhafaj deklaroi se do të ketë goditje të tjera ndaj grupeve kriminale, pa e specifikuar se cilat janë ato, por pa iu referuar ngjarjes së mbrëmshme.


Report Tv mësoi sot se në pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit, është fiksuar momenti kur dy grupet përfshihen nga një përleshje fillimisht fizike dhe më pas përdorin edhe armët e zjarrit. I pari që hap zjarr është truproja i Ervis Martinajt, Fabjol Gaxha. Kundërpërgjigja rezulton fatale për Gaxhën i cili merr një plumb në kokë, ndërsa Ervis Martinaj dhe Laert Hato, të cilët kanë qenë në një tavolinë sëbashku, mbesin të plagosur. Sipas burimeve të Report Tv shkak për sherrin është bërë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata pak kohë më parë.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, policia ka shoqëruar rreth 30 persona për t'i marrë në pyetje, ndërsa ka dhënë pak informacione për këtë ngjarje, duke u mjaftuar vetëm me reagimin e mbrëmjes rreth orës 23:00. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I revoltuari: 05/10/2018 12:16

    Kta ne vend qe ti kapin pa then gje i lajmerojne perpara ikni se po vime ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim