Kastrioti “prek” Superioren, luftë e fortë për mbijetesë 

Kastrioti “prek” Superioren, luftë e fortë për mbijetesë 

Pamje nga sfida Kastrioti-Erzeni

Ka përfunduar java e 24-t në Kategorinë e Parë. Grupi A ka regjistruar 3 barazime dhe fitoren e thellë të Kastriotit, që ka mundur 3-0 Erzenin. Dinamo ka barazuar në fushën e saj pa gola me Besëlidhjen. Kastrioti shkon në +11 pikë nga vendi i dytë dhe thuajse është në Superiore. Por më shumë interes paraqisnin ndeshjet e “play-out”-it. Vllaznia B kishte shansin t’i shkëputej Tërbunit, pasi luante me Besën në fushën e saj dhe luajti me disa lojtarë të ekipit të parë. Skuadra e Krajës përmbysi rezultatin nga 0-1 në 3-1, por më pas u befasua, pasi Besa ka reaguar dhe ka barazuar 3-3. Në Burrel, ekipi  vendës barazoi pa gola me Tërbunin. Matjanët shpërdoruan një penallti në fundin e ndeshjes.

GRUPI A
Play-off
Kastrioti-Erzeni 3-0
Mulaj 4′, Lilaj 29′, Kabiru 34′
Dinamo-Besëlidhja 0-0
Egnatia pushim

Play-out
Vllaznia B–Besa 3-3
Gocaj 32′ , Pusi 39′, 50′ / Mihani 4′, Onuh 70′, Bakalli 74′
Burreli–Tërbuni 0-0
Korabi pushim

Grupi B i Kategorisë së Parë ka luajtur 3 ndeshje në kuadër të javës së 24-t, ku në grupin “play-off”, Tomori i vendit të pestë  ka fituar në shtëpi përballë Pogradecit duke u ngjitur në vendin e tretë. Bylisi është lënë pushim këtë javë, ndërkohë që ndeshja Tirana-Apolonia do të luhet të mërkurën. Në grupin e “play-out”-it, Naftëtari ka fituar në shtëpi përballë Shënkollit kryesues duke u ngjitur me një vend në renditje, ndërsa Shkumbini ka humbur ndaj Turbinës në Peqin. Pushim është lënë ekipi i Ilirisë. 

GRUPI B
Play-off

Tomori-Pogradeci 2-1
4′ Mitraj, 15′ Hyseni / 6′ Çerepi

Play-out
Naftëtari-Shënkolli 2-1
48′ Behari 50′ Gega / 13′ Ujka
Shkumbini-Turbina 2-3
24′ Pashaj, 50′ Xhyra / 64′ Xhelili, 71′ Çota, 91’ Gjoka
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë