FT/ Portugali 6-1 Zvicër (G. Ramos 17', 51', 67', Pepe 33', Guerreiro 55', Leao 90+2' / Akanji 58' )
Portugalia fitoi 6-1 me Zvicrën në 1/8 e Kupës së Botës dhe gjen Marokun në fazën çerekfinale të Botërorit. Në "Lusail Stadium" skenën e mori 21 vjeçari Ramos që shënoi tripletë dhe la në stol Ronaldon. Nga ana tjetër për Zvicrën nuk ishte mbrëmja e saj, teksa as Xhaka dhe Shaqiri që e nisën nga minuta e parë nuk mundën të shmangnin rezultatin turpërues duke u larguar nga Katari.
Ndeshja nisi shpejt për portugezët, që shënuan dy herë në pjesën e parë me Ramos në minutën e 17 dhe Pepe në të 33 minutë. Pjesa e dytë do sillte "lumë golash", teksa sërish Goncalvo Ramos në të 51 dhe Guerreiro në të 55 minutë dërguan shifrat në 4-0. Akanji shkurtoi rezultatin në 4-1 në minutën e 58 të ndeshjes, teksa Ramos shënoi golin e tretë personal në minutën e 67. Në fundin e ndeshjes dhe konkretisht në të 90+2 minutë shënoi edhe Leao. Në këtë duel Ronaldo e nisi nga stoli, duke luajtur për 17 minuta në fundin e ndeshjes. Pikërisht zëvendësuesi i tij, Ramos shënoi tripletë, me 21 vjeçarin e Benfikës që duhet ta mbajë mend këtë mbrëmje. Tre gola në Botëror për djaloshin, që ka luajtur vetëm tre ndeshje për luzitanët dhe të parën si titullar.
Portugalia në datën 10 dhjetor luan me Marokun për një biletë në fazën gjysmëfinale, duke qenë skuadra pretendente. Te Zvicra Xhaka dhe Shaqiri luajtën nga minuta e parë, ndërsa në fushë për 2 minuta në fundin e ndeshjes luajti edhe Ardon Jashari.
VIDEO:
Goli i 6 i Leao:
Goncalo Ramos shënoi tripletë për Portugalinë në fitoren 6-1 të luzitanëve kundër Zvicrës në Kupën e Botës. 21 vjeç, 4 muaj dhe 28 ditë sulmuesi i Benfikës u shpall njeriu i ndeshjes në 74 minutat që luajti. Ramos luajti për herë të parë titullar me Portugalinë, teksa në dy ndeshjet e tjera të Kupës së Botës kishte marrë vetëm 10 minuta. Djaloshi zbehu mungesën e Ronaldos, duke lënë kapitenin e Portugalisë në stol, teksa e zëvendësoi denjësisht. Ramos ka dalë nga moshat e Benfikës dhe prej tetorit në 2020 është pjesë e ekipit të parë të "Shqiponjave", ndërsa në treg vlen 24 milionë euro.
Portugalia fitoi 6-1 me Zvicrën në fazën e 1/8 të Kupës së Botës, duke kaluar në çerekfinale teksa gjen Marokun. Në fundin e ndeshjes lojtarët luzitanë kanë festuar me tifozët, ndërsa në një video që po qarkullon në mediat portugeze duket Ronaldo që lë "në baltë" shokët e skuadrës dhe largohet në dhomat e zhveshjes.
67'/ Portugali 5-1 Zvicër. Portugalia "dërmon" Zvicrën me Ramos. Djaloshi 21 vjeçar që la në stol Ronaldon shënon golin e tretë personal dhe e dërgon ndeshjen në 5-1.
55' / Portugali 4-0 Zvicër. Guerreiro shënon golin e katërt për portugezët dhe mbyll llogaritë e kualifikimit në minutën e 55.
58' / Portugali 4-1 Zvicër. Akanji shënon golin e 'flamurit' te Zvicra. Një zhvillim nga këndi shfrytëzohet bukur nga mbrojtësi që gjen rrjetën në këtë Kupë Bote.
51' / Portugali 3-0 Zvicër. Goncalo Ramos shënon golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal. 21 vjeçari i Benfikës la në stol Ronaldon në këtë takim, duke i marrë skenën 5 herë Topit të Artë.
Portugalia po fiton 2-0 me Zvicrën në pjesën e parë të 1/8 për Botërorin e Katarit. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Ramos në minutën e 17, me Ronaldon që është lënë në stol gjatë këtij takimi. CR7 nuk e festoi golin e Ramos, që i zuri vendin në këtë ndeshje. Ndryshe nga vrenjtja në fytyrë dhe qëndrimi në stol, Ronaldo ka ndryshuar sjelle dhe ka festuar golin e dytë të Pepe.
Pepe shënoi golin e dytë për Portugalinë në ndeshjen kundër Zvicrës. 39 vjeç dhe 283 ditë, Pepe është bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar në një ndeshje të Kupës së Botës.
33' / Portugali 2-0 Zvicër. Pepe shënon golin e dytë për portugezët. Një krosim nga këndorja i Fernandes ka bërë që mbrojtësi Pepe të gjejë golin e dytë për të tijtë në këtë ndeshje. Zvicra duket e brishtë këto 33 minuta lojë.
17' / Portugali 1-0 Zvicër. Luzitanët kalojnë në avantazh pas 17 minutave lojë. Goncalo Ramos shënoi një gol të bukur në një kënd të prirët, me sulmuesin që la në stol Ronaldon në këtë ndeshje.
Kapiteni i kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka mbetur jashtë formacionit për ndeshjen me Zvicrën që nis sot në 20:00. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte titullar në tre ndeshjet e grupeve, duke gjetur edhe një herë golin në këtë Kupë Bote.
Ai ulet në stol në një ndeshje kryesore për herë të parë që nga viti 2008, kur u la përsëri jashtë formacionit kundër Zvicrës në Kampionatin Evropian. Në këtë mënyrë prishet seria e Cristiano Ronaldos prej 31 ndeshjesh radhazi në të cilat ai e niste nga minuta e parë për Portugalinë.
Të dalin Saliu, Ilir dhe të gjithë patriotët e zellshëm shqiptarë dhe të protestojnë që patriotët e mëdhenj të Shqipërisë së madhe nuk kaluan... e ka fajin Edi Rama... Njerëz pa karakter gëzoni për nacionalizma që bota e përparuar i ka tejkaluar dhe ju festoni në shesh...Folk i shëmtuar.
PërgjigjuE hengri sallatorin Zvicra hahahahah
PërgjigjuQysh tha xhaka se kemi frik Portugalin