KATAR 2022/ FIFA vendim historik në Kupën e Botës, fati i Gjermanisë është në duart e gjyqtareve femra

KATAR 2022/ FIFA vendim historik në Kupën e Botës, fati i Gjermanisë është në duart e gjyqtareve femra

Stephanie Frappart

Gjermania  luan të enjte në 20:00 kundër Kosta Rikës në Kupën e Botës. FIFA ka vendosur që në këtë përballje të vendosin drejtësinë arbitret femra. Në "Al Bayt Stadium" të Al Khor, 'Panzerat' do jenë në dorë të kryesores franceze Stephanie Frappart.

Ndihmëse të saj do jenë asistentja nga Brazili Neuza Bak dhe meksikania Caren Medina. Kjo është hera e parë që FIFA aplikon një treshe gjyqtaresh femrash në një Kupë Bote.

Ndeshja është e rëndësishme për Gjermaninë, me djemtë e Flick që kanë vetëm një pikë dhe janë në fundin e grupit. Fitorja është detyrim për Gjermaninë, teksa duhet të shpresojë edhe në fitoren e Spanjës kundër Japonisë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët

Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët