Kupa e Botës zhvilloi sot ndeshjet e fundit në grupet A dhe B. Pas këtyre përballjeve janë mësuar edhe ndeshjet e para me eleminim direkt në turin e radhës.
Në 1/8 Holanda do përballet me SHBA dhe Anglia do luajë kundër Senegalit. Në bazë të formulës së FIFA, këto janë dy përballjet e para. Kujtojmë se nga grupi A u kualifikuan Holanda dhe Senegali, teksa nga grupi B në 1/8 shkuan Anglia dhe SHBA.
Botërori do vijojë edhe për tre ditë të tjera me ndeshjet në grupe, për të mësuar çiftet e plota në raundin e 1/8.
Çiftet në 1/8:
Holandë - SHBA
Angli - Senegal
Komente










